LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon BE: Takimi Kurti-Vuçiq mbahet më 2 maj në Bruksel

Konfirmon BE: Takimi Kurti-Vuçiq mbahet më 2 maj në Bruksel

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi i radhës i nivelit të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq është Planifikuar të mbahet më 2 maj në Brusel.

BE gjithashtu ka njoftuar se të martën (sot) është themeluar Komisioni i përbashkët për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve.


Sipas komunikatës, Komiteti i Përbashkët i Monitorimit do të kryesohet nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel Agron Bajrami dhe Serbia nga kryenegociatori Petar Petkoviq.

“Komiteti do të takohet rregullisht në Bruksel”, njofton BE.

Takimi i radhës Kurti – Vuçiq pritet të ndodhë më 2 maj
Lexo po ashtu Takimi i radhës Kurti – Vuçiq pritet të ndodhë më 2 maj

Më tej thuhet se “termat e Referencës pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë i planifikuar të mbahet në Bruksel të martën më 2 maj”.

Ambasadori Agron Bajrami propozohet të jetë pjesë e grupit monitorues për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë
Lexo po ashtu Ambasadori Agron Bajrami propozohet të jetë pjesë e grupit monitorues për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë të martën gazetarëve se Marrëveshja nuk paraqet tërësi të elementeve, por paraqet një pako në të cilën nuk mund të shkëputësh asnjë pjesë. /Telegrafi/