LAJMI I FUNDIT:

Thirrjet për kursimin e energjisë elektrike, qytetarët i quajnë naive dhe fëmijërore

Thirrjet për kursimin e energjisë elektrike, qytetarët i quajnë naive dhe fëmijërore
Foto: Ilustrim

Fatura e energjisë elektrike që nga muaji prill i vitit të ardhshëm, qytetarëve të Kosovës mundet t’iu vijë më shtrenjtë. E këto ditë thirrjet e zyrtarëve qeveritarë për kursimin e energjisë elektrike kanë ngjallur debat në vend.

Disa qytetarë të intervistuar nga Telegrafi thirrjet për kursimin e energjisë elektrike i kanë quajtur naive dhe shumë fëmijërore, por ka edhe nga ata që e e quajnë apel të mirë.


“Thirrjet për kursimin e energjisë elektrike janë shumë naive dhe fëmijërore dhe ky është naiviteti i tyre, për shkak se problemet zgjidhen në tjera mënyra dhe jo me thirrje”, thotë një qytetar.

Kurse, Januz Dautaj thotë që vetëdija për kursimin e rrymës në stinën e dimrit duhej të ishte gjithherë ndër qytetarë.

Januz Dautaj

“Thirrja për kursimin e rrymës është gjithmonë apel i mirë, dimrit duhet të kursehet maksimalisht nga të gjithë por çka të bëjmë që vetëdija nuk është e njëjtë. Romakët kanë thënë që sa koka të njerëzve aq mendime dhe aq shprehi qysh atëherë e ka thënë. E kjo është edhe tek ne askush nuk e pritë njëjtë këtë thirrje”, thotë ai.

E disa të tjerë mendojnë që shtrenjtëtimi i mundshëm i energjisë elektrike, do t’i prekë xhepat e secilit qytetarë, do të jetë vështirë e përballueshme duke e pasur parasysh situatën ekonomike të familjeve kosovare.

“Mu ka dukë shqetësuese pak për popullin e Kosovës, për shkak të të ardhurave të ulëta, ne jemi në gjendje shumë të vështirë ekonomike. Ne kishim dashur që të kemi zbritje të çmimit të energjisë dhe jo ngritje të saj”, thotë Ukë Çuni.

“Gjendja katastrofale s’ka as rroga as pensione, unë jam pensioner dhe 265 euro. Qysh nuk prek në xhep, qysh jo, sepse çka do që prek me ble nuk mbet nën shumën 40 euro. Pastaj me ngrënë me pi me u vesh edhe shumë gjëra të tjera”, u shpreh Ferki Munishi. /Telegrafi/

Ferki Munishi

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale

Të shtëna me armë zjarri në Fier, vritet efektivi i forcave speciale "Shqiponjat"

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori