LAJMI I FUNDIT:

Thirrjet nacionaliste të tifozëve serbë, eurodeputeti i shkruan Borrellit, Varhelyit e Lajçakut: A po e shihni se çfarë po ndodh, ende dëshironi sanksione për Kosovën?

Thirrjet nacionaliste të tifozëve serbë, eurodeputeti i shkruan Borrellit, Varhelyit e Lajçakut: A po e shihni se çfarë po ndodh, ende dëshironi sanksione për Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka reaguar sot pas thirrjeve nacionaliste të tifozëve serbë të futbollit që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

Tifo-grupi “Delije” kanë paraqitur një ‘tank’ si koreografi, ndërsa e kanë shoqëruar me një shkrim ku thuhet: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.


Koreografia skandaloze nga tifozët serbë, vjen reagimi nga FFK
Lexo po ashtu Koreografia skandaloze nga tifozët serbë, vjen reagimi nga FFK

E pas këtyre thirrjeve ka reaguar eurodeputeti austriak Lukas Mandl ku në një postim në Twitter, ka etiketuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ndërmjetësin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe i pyet nëse janë në dijeni se çfarë po ndodh.

“Ju ende dëshironi të sanksiononi? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne”, shkruan Mandl.


Ndryshe, lidhur me thirrjet nacionalistëve të tifozëve serbë kanë reaguar edhe zyrtarë qeveritarë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se “në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Arkan,  u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat

Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat

Siguri
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme

Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Kalo në kategori