Thirrje për trajnim në bletari për personat e papunë në rajonin lindor në Maqedoni
Programi për mbrojtjen e natyrës në Maqedoni organizon trajnim për të rinjtë të cilët janë pa punë, të cilët në të ardhmen dëshirojnë të merren me bletari. Për këtë qëllim është publikuar thirrje për kandidatët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në trajnim, të cilët janë deri në moshën 35 vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Trajnimin mund ta ndjekin edhe femrat (për to nuk ka kufij të moshës). Kandidatët duhet të jenë banues në Berovë, Vinicë, Dellçevë, Zërnovci, Karbinci, Koçani, Makedonska Kamenica, Pehçeë, Probishtip, Çeshinovë dhe Shtip.
Thirrja do të jetë e hapur deri më 26 prill, ndërsa trajnimi do të organizohet nga muaji maj deri në shtator 2017, në ditë të ndara pune. Trajnimi do të realizohet nga bletari të cilat gjenden në afërsi të liqenin artificial Gratçe në Koçani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251