LAJMI I FUNDIT:

Thirrja më e bukur: Nëna ime

Thirrja më e bukur: Nëna ime
Kahlil Gibran (1883–1931)

Përgatiti: Telegrafi.com

U quajt “i ndyrë”, sepse lëkura e tij ishte e errët; i pakuptueshëm, sepse mezi fliste anglisht. Kur mbërriti në ShBA, u vendos në një klasë të veçantë për emigrantët. Por, disa nga mësuesit e tij, përmes vizatimeve, përmes pikëpamjes së tij për botën, panë diçka në mënyrën se si shprehej. Së shpejti ai do të zotërojë gjuhën e re.

Nëna e tij kishte marrë një vendim të vështirë për të çuar atë, dy motrat e tij më të vogla dhe gjysmëvëllain në Amerikë, duke kërkuar një jetë më të mirë për familjen e tyre. U vendosën në South-End të Bostonit, ku në atë kohë ishte komuniteti i dytë më i madh siriano-libano-amerikan. Familja luftonte për mbijetesë dhe nga tuberkulozi djali i ri humbi njërën motër dhe gjysmëvëllain. Nëna e tij vdesë nga kanceri.

Ai do të shkruajë: “Nga vuajtjet kanë dalë shpirtrat më të fortë; personazhet më masive janë djegur me plagë”.

Lindi në varfëri më 6 janar 1883 në atë që sot është Liban.

JU KENI LIBANIN TUAJ, UNË KAM TIMIN
Lexo po ashtu JU KENI LIBANIN TUAJ, UNË KAM TIMIN

Besonte në dashuri, besonte në paqe dhe besonte në mirëkuptim.

Emri i tij ishte Kahlil Gibran (1883–1931), dhe është i njohur kryesisht për librin  Profeti. Libri, i botuar në vitin 1923, do të shitet në dhjetëra miliona kopje, duke e bërë në atë kohë autorin e tretë më të shitur të të gjitha kohërave – pas Shekspirit dhe Laozit.

I botuar në 108 gjuhë në mbarë botën, pasazhet nga Profeti citohen në dasma, në fjalime politike dhe në funerale, duke frymëzuar figurat me ndikim si John F. Kennedy, Indira Gandhi, Elvis Presley, John Lennon dhe David Bowie.

Ishte shumë i zellshëm për të sulmuar hipokrizinë dhe korrupsionin. Librat e tij u dogjën në Bejrut dhe në Amerikë ka marrë kërcënime me vdekje.

Mjerë ai komb që si udhëheqës ka dhelprën, si filozof magjistarin dhe si artistë laramanët dhe imituesit
Lexo po ashtu Mjerë ai komb që si udhëheqës ka dhelprën, si filozof magjistarin dhe si artistë laramanët dhe imituesit

Gibrani ishte i vetmi anëtar i familjes që ndoqi shkollimin. Motrat e tij nuk u lejuan të hynin në shkollë, kryesisht për shkak të traditave të Lindjes së Mesme, si dhe për shkak të vështirësive financiare. Gibrani, megjithatë, u frymëzua nga forca e grave në familje, veçanërisht nga nëna. Pasi njëra motër, nëna dhe gjysmëvëllai i tij vdiqën, motra tjetër, Mariana, do të mbështeste Gibranin dhe veten duke punuar në një dyqan rrobaqepësie.

Për nënën ka shkruar: “Fjala më e bukur në buzët e njerëzimit është fjala ‘Nënë’ dhe thirrja më e bukur është thirrja ‘Nëna ime’. Është fjalë plot shpresë dhe dashuri, fjalë e ëmbël dhe e mirë që del nga thellësia e zemrës. Nëna është gjithçka – është ngushëllimi ynë në pikëllim, shpresa jonë në mjerim dhe forca jonë në dobësi. Është burimi i dashurisë, mëshirës, ​​simpatisë dhe faljes”.

Gibran më vonë do të mbrojë kauzën e emancipimit dhe edukimit të grave. Ai besonte se “Mbrojtja e të drejtave të të tjerëve është fundi më fisnik dhe më i bukur i një qenieje njerëzore”.

Populli dhe tirani …
Lexo po ashtu Populli dhe tirani …

Në një poezi për emigrantët e rinj, ka shkruar: “Besoj se mund t’ju thoni themeluesve të këtij kombi të madh. ‘Ja ku jam. I ri. Një pemë e re. Rrënjët e së cilës u shkulën nga kodrat e Libanit. Megjithatë, jam rrënjosur thellë këtu dhe do të jap fryte”.

Te Profeti ka shkruar: “Le të ketë hapësira në bashkimin tuaj dhe le të vallëzojnë erërat e qiejve mes jush. Ta doni njëri-tjetrin, por mos bëni lidhje dashurie: Le të jetë më shumë një si det lëvizës midis brigjeve të shpirtrave tuaj. Mbusheni filxhanin e njëri-tjetrit, por mos pini nga i njëjti filxhan. Jepini njëri-tjetrit copë nga buka juaj, por mos hani nga e njëjta bukë. Këndoni dhe kërceni së bashku dhe jini të gëzuar, por secili prej jush le të jetë i vetëm, ashtu siç telat e lutit janë të vetme edhe pse dridhen nga e njëjta muzikë. Jepini zemrat tuaja, por jo duke e mbajtur njëri-tjetrin. Sepse, vetëm dora e jetës mund të mbajë zemrat tuaja. Dhe, qëndroni së bashku, por jo shumë afër njëri-tjetrit: sepse shtyllat e tempullit qëndrojnë të ndara, dhe lisi dhe selvia nuk rriten nën hijen e njëri-tjetrit”. /Telegrafi/

Mos qëndro me …
Lexo po ashtu Mos qëndro me …