LAJMI I FUNDIT:

Thirret protesta e tretë kundër përgjimeve

Thirret protesta e tretë kundër përgjimeve

Qytetarët e lëvizjes #PROTESTOJ sot kanë mbajtur konferencë për shtyp ku u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe OJQ-ve të bashkohen në protestat e radhës.

Ata kanë paralajmëruar protestën e radhës, e cila do të mbahet në kryeqytet të mërkurën nga ora 19:00 me fillim nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri te sheshi “Skenderbeu”.


“U bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e nesërme”, ka thënë Kastriot Jahaj nga kjo lëvizje.

I shqetësuar për përgjimet e fundit të publikuara nga gazeta online “Insajderi” është shfaqur në konferencë Imer Mushkolaj, njëri nga organizatorët e protestave. “Problemi është te sistemi politik kriminal që po e udhëheq këtë vend”, ka thënë Mushkolaj.

“Përgjimet që po i dëgjojmë janë bërë vetëm për dy muaj gjatë vitit 2011. Paramendojeni çfarë ka ndodhur me institucionet tona këto 5 vite”, është shprehur Mushkolaj.

Organizatorët kanë thënë se protestat nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimeve, që janë dhënia e përgjegjësive politike dhe penale nga të përgjuarit.

“Nuk e kemi nisë vetëm për një protestë. Ne do të vazhdojmë deri sa të arrihen qëllimet e kësaj serie protestash”, ka thënë Mushkolaj.

Protesta e të mërkurës do të jetë e treta me radhë e organizuar nga qytetarët pas dy të parave të mbajtura më 5 dhe 8 gusht ku morën pjesë qindra qytetarë./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori