Thethi, zemra e Alpeve Shqiptare. Kjo perlë e natyrës vetëm këtë sezon turistik ka pritur mbi 40 000 vizitorë, ndaj të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për ruajtjen e saj. Me këtë synim, me propozim të ministrisë së Kulturës dhe vendim të Këshillit të Ministrave tashmë qendra e fshatit Theth, është shpallur “Qendër historike” në mbrojtje.
Në bukuritë e rralla, Thethi pa dyshim zë vend kryesor. Ai gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre male Radohima, Sheniku dhe Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.
Historia e Thethit dhe e Shalës është e lidhur me atë të fisit ilir të Labeatëve. Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike. Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar” dhe sot është një nga pikat turistike më të frekuentuara nga vendasit dhe turistët e huaj.
Aty ndodhen hotele dhe bujtina që presin dhe strehojnë vizitorë dhe pushuesit. Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.
Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit të tre shteteve, parku quhet “Parku i Paqes”, ku në të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.
Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin edhe të turizmit kulturorë, transmeton atsh.
Një bukuri natyrore të veçantë, të bjeshkëve të Veriut, shpalos në këtë zonë, Ujëvara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me Mullirin e Blojës, kishën në qendër të fshatit formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar.
Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i Lumit të Shalës në Okol, që derdhet në Liqenin e Komanit dhe formon plazhe të vegjël që shfrytëzohen gjatë verës nga pushuesit e ardhur nga vendi dhe kuriozët nga bota. Për turizmin në Theth, kanë shkruar shumë media botërore dhe shumë televizione kanë shfaqur reportazhe promovuese.
Thethi mbetet kurioziteti i turizmit shqiptar dhe vizitohet në çdo stinë të vitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Aksident në Shkup, vetura godet një të mitur

Raportet Shqipëri – Serbi, Sinani: Do të duhej të ndikonin në përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, e jo në përkeqësim

MSH: Nuk ka barazim të çmimeve mes shtetasve të huaj dhe shtetasve të RMV-së të siguruar, por barazim të çmimeve për shërbimet shëndetësore private

Deklaratat e ambasadorit Hill, eurodeputeti gjerman: Thjesht, çmenduri

Drafti i propozuar nga Rama për Asociacionin, Bundestagu konfirmon marrjen e dokumentit

Ushtria Shqiptare kryen stërvitje në veri të vendit

REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion

Rrufeja depërton nga oxhaku në brendësi të një shtëpie në Drenas

Sa draft-statute janë hartuar për Asociacionin?

Telegrafi

CH-N

InterAlumin

InterAlumin

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë