LAJMI I FUNDIT:

Një 50-vjeçar në gjendje të rëndë pasi u ther me thikë në Prizren

Një 50-vjeçar në gjendje të rëndë pasi u ther me thikë në Prizren
Foto: Ilustrim

Një përleshje fizike ka ndodhur të mërkurën në Prizren, si pasojë një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lidhur me rastin policia ka arretuar dy persona të dyshuar.


Sipas policisë incidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:30, ne Rrugën “Muharrem Hoxhaj” në Prizren.

“Patrulla policore iu ka përgjigjur rastit dhe aty është kuptuar se pas një fjalosje dhe konfrontimi verbal, ka ardhur deri te përleshja fizike, ku dy të dyshuarit R. B., i datëlindjes 1954 m/sh/k dhe A. Sh., i datëlindjes 1970 m/sh/k…, dyshohet se kanë sulmuar viktimën (A.S.) rreth 50 vjeç”, thuhet në njoftim.

Në ketë rast dyshohet se R. B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.

Viktima është duke u trajtuar në spital dhe për momentin, sipas mjekut kompetent gjendja e tij është e rëndë.

Patrullat policore, në koordinim me hetuesin kujdestar dhe prokurorin kujdestar, janë duke ndërmarre veprimet e para hetimore lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njësite policore në vendin e ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një gyp të metalit dhe një thikë.

Ne lidhje me veprimet policore është e njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij iniciohet rasti dhe dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë.

Rasti po hetohet nga sektori rajonal i hetimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori