LAJMI I FUNDIT:

Thënie të urta spanjolle: “Nesër” është shpesh dita më e ngarkuar e vitit

Thënie të urta spanjolle: “Nesër” është shpesh dita më e ngarkuar e vitit
Ilustrim

• Vera ka dy të këqija: po i shtove ujë – prishet, po nuk i shtove – të prish.

• Stomaku nuk dëgjon mirësjelljet dhe predikimet.


• Beqari është si palloi, i fejuari – si luani, i martuari – si gomari.

• Të marrësh anën e të drejtit, do të thotë para së gjithash t’i shërbesh vetvetes.

• Një fëmijë i pasur, shpesh, qëndron në prehrin e një nëne të varfër.

• Një njeri që nuk ka kohë për t’u kujdesur për shëndetin e tij, është si ai mekaniku që është shumë i zënë me punë dhe nuk mund të kujdeset për veglat e tij.

• Njoh dy gjëra që fitojnë duke u vjetruar: vera dhe dashuria.

• Në mes miqve një noter dhe dy dëshmitarë.

• Nëse hedh baltë kundër një muri, në mos ngelet balta, ngelet njolla.

• Nëse të gjithë të thërrasin se je gomar, ka ardhur koha të pëllasësh.

• Në udhëtimin e gjatë dhe fija e kashtës është e rëndë.

• Mos kërko ndihmë nga asnjëri, për një punë që mund ta kryesh vetë.

• Mos pi asgjë pa e parë, mos nënshkruaj asgjë pa e lexuar.

• “Nesër” është shpesh dita më e ngarkuar e vitit.

• Ligjet, ashtu si rrjeta e merimangës, kapin muzën, por lënë të kalojë skifteri.

• Krahaso dhimbjet e tua me të tjerëve, e do të duken më të vogla.

• Kur mund të hash bukë thatë në shtëpinë tënde, mos kërko mish të njomë në shtëpinë e tjetrit.

• Kur zjarri dhe uji janë në luftë, është zjarri ai që humb.

• Kurrë mos e këshillo askënd që të shkojë në luftë ose të martohet.

• Kurrë mos i thuaj burimit “unë nuk do të pi nga ti”.

• Kush do të pasurohet, nuk duhet të mbledhë para, por t’i pakësojë nevojat e veta.

• Gruaja është themeli i shoqërisë njerëzore, lum ai komb që e përkrah.

• Gruaja sheh te burri forcën që do thyer dhe dobësinë që do mbrojtur.

• Jepi fatin birit tënd dhe hidhe në det.

• Ëndrra të përkund, kurse realiteti të zgjon.

• Është e lehtë të dashurosh, por e vështirë ta jetosh dashurinë.

• Është e pamundur që njëkohësisht të dashurosh dhe të jesh i mençur.

• Gratë dhe macet nuk vijnë kur i thërret, por vijnë kur nuk i thërret.

• Dashuria korrupton zemrat e pastra dhe pastron ato të papastra.

• Dashuria shpesh i merr mendtë atij që ka, i jep atij që s’i ka.

• Dielli më i mirë është ai që më ngroh sot.

• Djalli shkon një herë në shtëpinë e të pasurve dhe dy herë te të varfrit.

• Edhe kali më i butë hedh shkelma po t’i shtrëngohet freri vazhdimisht.

• Ai që i frikësohet shkopit, mund të qeveriset vetëm nga shkopi.

• Armiku i rrezikshëm është ai për të cilin nuk dyshon.

• Atje ku sundon forca, dituria detyrohet të heshtë.

• Burri i bukuroshes është gjithnjë në alarm. /EO/