LAJMI I FUNDIT:

“Thellësitë e ferrit” – brenda shpellës vdekjeprurëse me kristale në Meksikë, ku nuk mund të rrini më shumë se 15 minuta

“Thellësitë e ferrit” – brenda shpellës vdekjeprurëse me kristale në Meksikë, ku nuk mund të rrini më shumë se 15 minuta

Një eksplorues kanadez i njohur si George Kourounis është një nga personat e paktë që mundi dhe guxoi të hynte në shpellën e bukur, por vdekjeprurëse të kristalit në Meksikë.

Shpella e fshehtë 304 metra nën tokë është e mbushur me kristale të mëdha që mund të vrasin vizitorët në pak minuta, transmeton Telegrafi.


Të ankoruar në muret e shpellës së nxehtë janë qindra kristale “magjepsëse” që janë rritur pandërprerë aty për të paktën gjysmë milioni vjet.

Copat verbuese të ngjashme me xhamin thellë nën malin Sierra de Naica në zemër të Chihuahua janë deri në 10 metra të gjata dhe peshojnë deri në 55 ton.

George, 53 vjeç, tha për The Sun se ishte vendi më i mahnitshëm që kishte vizituar ndonjëherë.

“Është magjepsëse, me të vërtetë është. Unë isha një nga të paktët njerëz që pata privilegjin të hyja brenda asaj shpelle vite më parë kur ajo ishte ende e qasshme”.

“Mundësia tani është e humbur, por është si të shkosh në një planet tjetër”.

“Temperatura e ajrit është aq e padurueshme – është aq e nxehtë dhe aq e lagësht sa ajri thjesht të godet në fytyrë si një çekiç”.

“Edhe me respiratorë të veçantë të ajrit të ftohtë dhe kostume të mbushura me akull, ne mund të hynim vetëm për rreth 40 minuta në të njëjtën kohë”.

Ndonëse posedon asetet për t’u bërë pikë e përsosur turistike, shpella zotëron të gjitha ato kushtet e një “kurthi vdekjeje”.

Ajri është acid dhe temperaturat mund të arrijnë nivele të larta deri në 58 gradë Celsius me nivele lagështie afër 100 për qind.

Edhe me kostume mbrojtëse nga nxehtësia dhe me aparate të frymëmarrjes, vizitorët mund të tolerojnë kushtet e shpellës vetëm për rreth 15 deri në 60 minuta, dhe më pas ata mund të humbasin vetëdijen.

“Shikoni përreth dhe duket si kështjella e vetmisë së Supermanit. Të gjitha këto kristale gjigante e bëjnë atë të jesh në një planet alien.

“Ishte thjesht kaq e bukur, por çdo qelizë në trupin tuaj thjesht ju ‘bërtet’ që të largoheni, pasi nxeheni shumë shpejt në atë mjedis ekstrem me nxehtësinë dhe lagështinë”.

“Por kjo është ajo që e bën atë edhe më të bukur sepse e dini se koha juaj është kufizuar aty. Kjo e bën atë vërtet të veçantë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori