LAJMI I FUNDIT:

I thanë se është i “vjetër” t’i bashkohet departamentit të zjarrfikësve, ish-pjesëtari i forcave speciale të ushtrisë amerikane vërshohet nga ofertat për punë (Foto)

I thanë se është i “vjetër” t’i bashkohet departamentit të zjarrfikësve, ish-pjesëtari i forcave speciale të ushtrisë amerikane vërshohet nga ofertat për punë (Foto)

Ish-pjesëtarit të forcave speciale të ushtrisë amerikane ndryshe të njohura si “Navy SEAL”, i kishin thënë se është “shumë i vjetër” që t’i bashkohet pjesëtarëve të departamentit të zjarrfikësve të New Yorkut, por që nga ai moment ai është vërshuar nga ofertat e shumta për punë në mbarë Amerikën.

Shaun Donovan, 35-vjeç, i cili u largua nga ushtria në vitin 2005, i kanë thënë se ka kaluar limitin e lejuar të moshës, që t’i bashkohet departamentit të zjarrfikësve të qytetit dhe atë për gjashtë muaj e 25 ditë, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë pasi që aplikacioni i tij u refuzua, Donowan tani 37-vjeç, që kishte arritur më së shumti pikë në testet e departamentit të zjarrfikësve të New Yorkut, ka pranuar një “mal” me ftesa nga zjarrfikësit në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Siç raporton New York Post, më shumë se 12 departamente të zjarrfikësve janë munduar të vënë kontakt me Donovanin, i cili ka shërbyer në misione të ndryshme për katër vite në Irak dhe Afganistan, me të vetmin qëllim që t’ia bëjnë që me dije se është më së i mirëseardhur në departamentet e tyre.

Megjithatë, ish-pjesëtari i Navy SEAL është duke vazhduar luftën që t’i bashkohet departamentit të zjarrfikësve të New Yorkut, pasi një gjë të tillë e kishte bërë sapo kishte mbushur 35-vjet, maksimumi i limit të lejuar të moshës që t’i bashkohet zjarrfikësve tjerë.

Greg Pixley, shef i departamentit të zjarrfikësve në Denver, thotë se nuk ka ndonjë kufizim sa i përket moshës, madje preferon të rekrutoj personat rreth të 40-ve. Ai shtoi se zjarrfikësi duhet të gjykohet në bazë të aftësive në terren e jo duke gjykuar në bazë të moshës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori