LAJMI I FUNDIT:

Thaçi tregon se çka bisedoi në tri takime me presidentin francez Macron

Thaçi tregon se çka bisedoi në tri takime me presidentin francez Macron

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për takimet që ka pasë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, gjatë ceremonisë së shënimit të 100 vjetorit të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris.

“Me presidentin francez [Emmanuel Macron] kam zhvilluar tri takime të shkurtra – kemi qenë edhe të shtunën në darkë, edhe në koktej, edhe në pritjen e tij dhe gjithashtu edhe në manifestime të ndara… Të nesërmen keni qenë po ashtu së bashku, edhe në manifestimin qendror, edhe gjatë drekës, edhe gjatë Forumit të Paqes, ku presidenti Macron ka mbajtur përsëri fjalim”, tha presidenti në Zona B të Klan Kosovës.


“Është mbështetje e fuqishme për INTERPOL-in, por duhet të punojmë edhe më shumë me Ministritë dhe institucionet përkatëse në Paris për liberalizimin e vizave, kështu që me të gjitha vendet e Kuintit duhet të kultivojmë partneritetin strategjik tonin”.

I pari i vendit tha se shteti i Francës përkrahë dialogun dhe arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti Emmanuel Macron e mbështet dialogun Kosovë-Serbi. Franca mbështet negociatat për arritjen e një marrëveshjeje të vullnetit të mirë, gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë – një marrëveshje që hap perspektivën evropiane të të dyja vendeve”.

“Negociatat dhe dialogu zhvillohen në Bruksel dhe udhëhiqen nga Federica Mogherini por natyrisht se varen edhe prej qëndrimit të shteteve anëtare të BE-së, kështu që Franca ka rol të rëndësishëm”.

“Dallimet mes vendeve të BE-së për çështje të rëndësishme janë dallime që diskutohen brenda forumeve të tyre dhe në fund dilet me një qëndrim unik… Prandaj dialogu Kosovë-Serbi mbështetet nga Bashkimi Evropian në mënyrë unike dhe të gjithë duan marrëveshje paqësore që hap të ardhmen evropiane për të dyja vendet”, tha Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori