Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha mbrëmjen e kësaj të enjte në “Opinion”, në Tv Klan, se qytetarët e Kosovës do të vendosin për fatin e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi me anë të një referendumi.
“Marrëveshje që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e koordinuar 100 përqind me SHBA-të dhe BE-në. Dhe ajo marrëveshje do të bartet jo vetëm nga një individ, por përmes parlamentit të Kosovës dhe në fund apo paraprakisht do të ketë referendum. Qytetarët e Kosovës do ta vendosin vetë marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe pyetja do të jetë shumë e thjeshtë: Jeni që Kosova të anëtarësohet në NATO, BE, OKB dhe institucione ndërkombëtare duke respektuar marrëveshjen Kosovë-Serbi për njohje reciproke? Po, Jo?”, tha Thaçi, duke folur për një shembull të ngjashëm me Maqedoninë, e cila pritet të votojë në një referendum marrëveshjen për emrin me Greqinë.
Aktualisht jemi në një konflikt të ngrirë, jemi në një ‘status quo’ që për mua shënon regres, ne duhet të lëvizim drejt një progresi dhe një marrëveshjeje konkrete. Është një proces shumë i ndjeshëm. A jam optimist për marrëveshje? Jam shumë pak, sepse është një problem më shumë se 1 shekullor, një armiqësi dhe urrejtje shumë e gjatë. Por ajo marrëveshje është e nevojshme dhe e domosdoshme. Për mua si President i vendit nuk është e mjaftueshme të jemi të lirë dhe të pavarur, qëllimi është anëtarësimi në NATO dhe BE. Edhe Serbia është e bllokuar në rrafshin e integrimeve”, tha Thaçi, duke shtuar se duhet një njohje reciproke e dy vendeve dhe integrim i Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Thaçi tha se, as ai dhe as miqtë ndërkombëtarë, deri më tani, në këto vite nuk kanë arritur ta bindin Serbinë ta njohë Kosovën.
Në lidhje me komentet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, se raportet mes SHBA-së dhe SHBA-ve kanë ndryshuar në favor të Serbisë, Thaçi tha se nuk ia vlen të diskutohen këto komente.
“Ata që mendojnë se SHBA-të kanë ndryshuar në qëndrim me Kosovën gabojnë shumë rëndë.”
“Ne nuk jemi një vend i izoluar. Dikush mendon se Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë dhe do ta ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Sot edhe SHBA edhe BE e duan Kosovën edhe në NATO, edhe në BE, do edhe Serbinë në BE. Ne sa më parë që mundemi duhet të arrijmë një marrëveshje historike, paqësore, që do të mund të mbyllte konfliktet.”
Thaçi tha në harkun kohor të dekadave të fundit “SHBA-të kanë ndryshuar, BE ka ndryshuar dhe Ballkani ka ndryshuar…” dhe se një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve është e nevojshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku – Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Gjendet e vdekur një grua në Obiliq, policia jep detaje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia