LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për FT: Kosova dhe Serbia nuk duhet të pranojnë marrëveshje të përkohshme dhe vazhdimin e status quo-s

Thaçi për FT: Kosova dhe Serbia nuk duhet të pranojnë marrëveshje të përkohshme dhe vazhdimin e status quo-s

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se një korrigjim kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të bazohet sipas tij, në parimin e ndarjes etnike.

Ai këto komente i ka bërë në një editorial në  prestigjiozen “Financial Times”.


Shefi i shtetit të Kosovës më tutje ka thënë se Kosova dhe Serbia  kanë nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme, që mbulon sipas tij, dy dallimet aktuale dhe pikat potenciale të konfliktit të ardhshëm.

“Ne nuk do të pranojmë marrëveshjet e përkohshme apo vazhdimin e status quo-s”, ka shtuar Thaçi.

Më tutje ai ka theksuar se Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane dhe se “ligji ndërkombëtar i lejon shtetet sovrane të përcaktojnë kufijtë e tyre, siç ato e shohin të arsyeshme, dhe vendimet tona nuk kanë asnjë ndikim ndaj ndonjë shteti tjetër”.

Më poshtë mund ta lexoni editorialin e plotë të Presidentit të Kosovës në “Financial Times”:

Këtë vit Kosova festoi 10 vjetorin e pavarësisë së saj. Është kohë e përshtatshme për festë dhe reflektim për popullin tonë dhe aleatët tanë. Kosova është një demokraci e re, e qëndrueshme dhe e begatë, që synon të bashkohet me BE-në dhe NATO-n si shumica e fqinjëve dhe partnerëve të saj. Por, rruga përpara është e gjatë dhe e mbushur me pengesa.

Ne besojmë që Kosova është treguar një partner i besueshëm ndaj BE-së. Ne i ndajmë të njëjtat qëllime. Jemi angazhuar në mënyrë aktive në dialog me Serbinë, një proces që unë jam krenar që e udhëheq për shumë vite. Atyre që u kujtohen luftërat e tmerrshme të viteve 1990, do ta kuptojnë rëndësinë e kësaj përpjekjeje. Kosova ka qëllime dhe pritshmëri të qarta nga përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Dialogu duhet ta çojë Kosovën dhe Serbinë drejt njohjes formale të ndërsjellë dhe marrëdhënieve të plota diplomatike me njëra-tjetrën. Kosova duhet të ketë një rrugë të qartë, të barabartë dhe të papenguar të anëtarësimit në BE, NATO dhe OKB.

Kosova do ta ruajë sistemin e tanishëm politik si një republikë unitare. Ajo është efektive në integrimin e të gjitha komuniteteve dhe siguron se ata mund të udhëheqin jetën e tyre të përditshme. Ne nuk do të shqyrtojmë eksperimente që do të bënin rrëmujë nga rendi kushtetues.

Deri sa Kosova dhe Serbia të zgjidhin dallimet e tyre, ne nuk do të jemi në gjendje t’i bashkohemi BE-së. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për mua që të arrijmë një traktat ligjor të detyrueshëm të paqes me Serbinë. Njerëzit e Kosovës do të kenë një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë si pjesë e familjes së madhe euroatlantike.

Për Kosovën nuk ka alternativë ndaj anëtarësimit në BE dhe NATO. Ne nuk kemi një Plan B, as nuk jemi duke e kërkuar një të tillë. Dritarja e mundësisë për të arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është e hapur, por ajo është duke u zvogëluar. Potenciali për të tjerët për të përfituar nga vakumi dhe paqartësitë është i madh. Për këtë arsye unë jam angazhuar sërish me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të kërkuar në mënyrë aktive zgjidhje kreative që do të sjellin një marrëveshje të drejtë dhe përfundimtare. Ne kemi nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme që mbulon dy dallimet aktuale dhe pikat potenciale të konfliktit të ardhshëm. Ne nuk do të pranojmë marrëveshjet e përkohshme apo vazhdimin e status quo-s.

Një çështje tensioni mbetet kufiri midis dy vendeve tona. Është shkruar shumë për këtë javëve të fundit. Disa prej tyre edhe gjëra të panevojshme nxitëse. Dëshiroj të qartësoj këtu diçka. Historia e Ballkanit nuk është ajo e marrëveshjeve, por e mosmarrëveshjeve. Ne kemi një shans për të ndryshuar këtë kurs.

Ashtu siç i kemi vendosur kufijtë tanë me Maqedoninë dhe Malin e Zi, çdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë do të duhet të adresojë kufijtë tanë shtetërorë. Duke vepruar kështu, ne besojmë se çdo korrigjim kufitar duhet të bazohet në parimet e forta të ligjeve ndërkombëtare dhe vlerave tona të përbashkëta.

Së pari dhe më kryesorja, një korrigjim kufitar nuk duhet të bazohet në parimin e ndarjes etnike. Ne nuk duam të ndajmë dy popujt tanë. Është e panevojshme të thuhet se çdo marrëveshje përfundimtare duhet të shoqërohet me garanci të forta për mbrojtjen e vazhdueshme të të drejtave të të gjitha komuniteteve që mbeten në vendet tona përkatëse, duke përfshirë ruajtjen e monumenteve fetare.

Së dyti, ne nuk po kërkojmë të krijojmë kushtet për ndryshimin e kufijve kudo në rajon, si shembull me Shqipërinë, pavarësisht asaj që disa thonë. Kosova kurrë nuk ka qenë precedent. Ajo do të mbetet si një rast Sui Generis. Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane. Ligji ndërkombëtar i lejon shtetet sovrane të përcaktojnë kufijtë e tyre, siç ato e shohin të arsyeshme, dhe vendimet tona nuk kanë asnjë ndikim ndaj ndonjë shteti tjetër.

Aktualisht, tensioni mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i lartë. Historia e BE-së tashmë ka treguar se kufijtë e rënë dakord së bashku me një vizion të përbashkët të një të ardhmeje paqësore dhe bashkëpunuese mund t’i bëjnë kufijtë shtetërorë më pak të rëndësishëm. Ne duam që ky model të funksionoj edhe për ne. Një kufi i pranuar reciprokisht, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë përfundimtare, do t’i lejojë Kosovës dhe Serbisë të hedhin themelet për një marrëdhënie më të hapur dhe një të ardhme më paqësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori