LAJMI I FUNDIT:

​Thaçi: Njohja reciproke Kosovë-Serbi mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë

​Thaçi: Njohja reciproke Kosovë-Serbi mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur besimin se njohja reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe nën lidershipin e SHBA-së.

Në një adresim për media, i pari i shtetit tonë tha është i kënaqur me marrëveshjen e arritur për normalizim ekonomik me Serbinë në Uashington, duke thënë se kjo do të pasohet edhe me njohjen mes dy vendeve.


“Unë besoj se nëse normaliteti ekonomik është arritur në Uashington edhe njohja reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe nën lidershipin e SHBA-së”, ka thënë ai pas eventit të organizuar me rastin e shënimit të Vitit të ri Hebraik.

Në këtë event të pranishmëve përmes një letre u është drejtuar edhe kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu, por aty nuk është përmendur njohja e Kosovës.

E presidenti Thaçi tha se secili shtet i ka specifikat e veta për çështje procedurale që do të implementohen në të ardhmen e afërt në kuptimin edhe të zyrtarizimit me letra. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori