Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka vazhduar me ditën e dytë të konsultimeve me partitë politike.

Pasi takoi përfaqësuesit e Listës Serbe, kryetarin e Nismas, Fatmir Limaj dhe grupin parlamentar “6 Plus”, presidenti tashmë ka nisur takimin me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.


Ky është edhe takimi i fundit për sot në kuadër të konsultave me partitë politike pas rrëzimit të Qeverisë.

Thaçi një ditë më parë takoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. /Telegrafi/

91556566 1002726163456865 2993151356983836672 n