LAJMI I FUNDIT:

Thaçi mori pjesë në përurimin e aeroportit në Stamboll, aty ishte edhe Vuçiq

Thaçi mori pjesë në përurimin e aeroportit në Stamboll, aty ishte edhe Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori sot pjesë në përurimin e aeroportit më të madh në botë në Stamboll, me ç’rast pati një takim me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan.

Thaçi me këtë rast uroi Erdogan për shënimin e Ditës së Republikës së Turqisë.


“Me liderë shtetesh në përurimin e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili pritet të shndërrohet në aeroportin më të madh në botë. Në emër të qytetarëve të Kosovës, presidentin Erdoğan e urova edhe për Ditën e Republikës së Turqisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Në mesin e mysafirëve që morën pjesë në këtë ceremoni ishin presidentë të tjerë nga vendet e rajonit, Ilir Meta i Shqipërisë, Aleksandar Vuçiq i Serbisë…

Ndryshe, aeroporti i ri i Stambollit, i cili tani është i hapur pas fazës së parë të ndërtimit, do të përfundojë plotësisht, me të gjitha përmbajtjet e tij, deri në vitin 2028.

Aeroporti i ri i Stambollit është projektuar të jetë më i madhi në botë dhe do të jetë në gjendje të pranojë 200 milionë pasagjerë në vit.

Ai është hapur në shënimin e 95-vjetorit të Ditës së Republikës së Turqisë.

Vlera e projektit është rreth 10 miliardë euro dhe shteti do të marrë të ardhura nga  koncesioni më shumë se 30 miliardë euro së bashku me tarifat e mbledhura.

Aeroporti i Ataturkut do të mbyllet për fluturime të rregullta pasagjerësh kur aeroporti i ri i Stambollit të jetë plotësisht funksional, dhe do të përdoret për nevoja të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori