LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Do kërkoj nga Merkel dhe Macron liberalizimin e vizave dhe bindjen e Serbisë për njohje

Thaçi: Do kërkoj nga Merkel dhe Macron liberalizimin e vizave dhe bindjen e Serbisë për njohje

Presidenti Hashim Thaçi ka treguar se ç’kërkesa do t’i parashtrojë kancelares Merkel dhe presidentit Macron.

“Nga takimi pres konfirmimin nga Merkel dhe Macron se do ta mbështesin Kosovën për liberalizimin e vizave, jo si dhuratë por respektim i kontratës sepse kemi plotësuar kriteret.


Do të kërkoj nga Gjermania dhe Franca t’i bindin pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ta bindin Serbinë me na njohtë pa kushte.

Të dilet me një deklaratë të përbashkët të dënohet gjenocidi në Kosovë”, ka deklaruar Thaçi në Klan Kosova.

Presidenti shtoi se nëse kjo s’ndodhë ky takim për Kosovën do jetë i thatë dhe i zbehtë dhe pa substancë.

Ai tha se nuk do ketë kurrfarë sovraniteti të dyfishtë, do jetë i plotë dhe i pacenuar nga askush.

“Kurrgjë sekrete, asnjë plan nuk do ketë”, ka deklaruar Thaçi.

Ai më tej ka thënë se nuk do ketë fare Asociacion me kompetenca ekzekutive siç duan serbët.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori