LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Duhet zgjedhje fer dhe demokratike, pa mos përmendur data

Thaçi: Duhet zgjedhje fer dhe demokratike, pa mos përmendur data

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi është takuar me Christian Danielsson, Drejtor i Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian për të diskutuar rreth zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Në takim me mikun Christian Danielsson diskutuam shumë çështje. Për ta tejkaluar krizën duhet zgjedhje fer dhe demokratike. Duhet të punojnë edhe partitë politike edhe institucionet që të përmbushen kushtet. Unë nuk do të përmendi datë. Për datën e 5 qershorit ne kemi qenë të përmbajtur. Për çfarëdo date duhet të krijohen kushte fer dhe demokratike, në të kundërtën gjithçka rrënohet.” kështu është shprehur kreu i PDSH, Menduh Thaçi./Telegrafi/


Gjithashtu lexo: Danielsson sot në Shkup takohet me nënshkruesit e Përzhinos