LAJMI I FUNDIT:

Danielsson sot në Shkup takohet me nënshkruesit e Përzhinos

Danielsson sot në Shkup takohet me nënshkruesit e Përzhinos

Drejtori i Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson sot në Shkup do të takohet me liderët e katër partive politike, gjegjësisht nënshkrues të marrëveshjes Përzhino, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Danielsson vjen për një vizitë në Maqedoni një ditë para shpërbërjes së paralajmëruar të Parlamentit.


Në Bruksel dje Danielsson realizoi takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposkin, ku biseduan për gjendjen aktuale politike në Maqedoni. /Telegrafi/