LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski pjesëmarrës në takimet vjetore të BERZH-it në Jordani

Tevdovski pjesëmarrës në takimet vjetore të BERZH-it në Jordani

“Inkuadrimi i energjisë në ekonomi” është temë e Takimeve vjetore të Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) që po mbahen në Jordani, ndërkaq në të cilat prej sot po merr pjesë edhe ministrir i Finanacave i Maqedonisë, Dragan Tevdovski. Siç informnoi Ministria e Financave, fjalim përshëndetës në Asamblenë vjetore do të ketë mbreti i Jordanisë, Abdullah II Ibën Aë Hysein. Ministri, si guvernator i Maqedonisë në BERZH, do të marrë pjesë në Tryezën e rrumbullakët të Bordit të guvernatorëve, ndërsa do të flasë edhe në panelin “Infrastruktura e gjelbër”.

Gjatë takimeve vjetore, Tevdovski do të realizojë edhe disa takime bilaterale. Është paraparë të takohet me nënkryetarin e BERZH-it, Pjer Heilbron, drejtorin e Konstituencës në të cilën është Maqedonia, Frans Vikers, drejtoreshën e BERZH-it për transport, Sju baret, drejtorin për energjetikë, Hari Bojd karpenter dhe drejtorin për infrastrukturë komunale dhe mjedis jetësor, Sju Goranson. Në takime është paraparë të diskutohen projektet rrjedhëse, por edhe të ardhshme nga sfera e transportit dhe infrastrukturës energjetike.

Për momentin, BERZH-i në Maqedoni financon projekte në vlerë prej 707 milionë euro, prej të cilave pjesën më të madhe në sektorin transportues, në shumë prej 622 milionë eurove. Prej vitit 1993 deri më sot BERZH-i ka miratuar 111 projekte në shumë të përgjithshme prej 1,65 miliardë euro.