LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Institucionet ndërkombëtare tregojnë se ekonomia shkon përpara

Tevdovski: Institucionet ndërkombëtare tregojnë se ekonomia shkon përpara

Treguesit makroekonomikë sugjerojnë në atë se ekonomia shkon përpara. Në kushte kur në nivel global zhvillohet beteja me tarifat doganore, ekonomia jonë shënon rritje në industri dhe në eksport, thotë ministri i Financave, Dragan Tevdosvki në një intervistë për AIM.

Sipas tij, prodhimtaria industriale është rritur për rreth 10 për qind në dy muajt e parë të vitit, gjegjësisht sipas të dhënave të fundit të Entit shtetëror për statistikë.


“Gjithashtu, eksporti ka shkallë të rritjes prej 6,8 për qind në dy muajt e parë. Paga mesatare shënon rritje prej 4.5 për qind në muajin shkurt. Kreditimi i ndërmarrjeve dhe njëherit lëvizjet në sektorin e biznesit janë më të mira se kurrë më parë në pesë vitet e fundit. Investimet e huaja vitin e kaluar ishin më të larta që nga pavarësia e deri më tani. E tërë kjo tregon se ekonomia e Maqedonisë së Veriut është rikthyer dhe se mund të realizojë norma të mira të rritjes”, thotë Tevdovski.

Ai thekson se konfirmim për atë se ekonomia e Maqedonisë është në kondicion të mirë është marrë edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare. Për shembull, FMN-ja e ka rritur projekcionin për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë prej 2,8 për qind në tre për qind për sivjet. Kjo ndodh në të njëjtën kohë kur FMN-ja e ka ulur projeksionin për rritje globale, thotë Tevdovski.

Ministri i Financave theksoi se ekonomia po rimëkëmbet pas stagnimit nga viti 2017 dhe se kjo rritje është e kryesuar nga sektori privat.

Ministri thekson se përmes Kornizës për partneritet me Bankën Botërore do të mbështeten projekte për përmirësimin e klimës për ekonomi konkurruese dhe eksportuese të orientuar.

Ai shton se në Kornizë gjendet edhe projekti për lidhjen e furnizuesve vendorë me investitorët e huaj në vend, i cili është dakorduar me Korporatën financiare ndërkombëtare (IFC) gjatë Takimeve pranverore midis FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington. Qëllimi i projektit është që përmes rrjetëzimit të kompanive vendore dhe të huaja të sigurohet punë për ndërmarrjet vendore, të sigurohet qasje deri tek tregjet deri te të cilat paraprakisht nuk kanë pasur qasje dhe të transmetohet “know-how”./Telegrafi/