LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: 420 milion dollarë të miratuara nga Banka Botërore do të mundësojnë rritje të drejtë

Tevdovski: 420 milion dollarë të miratuara nga Banka Botërore do të mundësojnë rritje të drejtë

Ministri i Financave Dragan Tevdovski e përshëndeti sjelljen e kornizës për partneritet dhe vlerësoi se Banka Botërore është partneri ynë në zhvillimin dhe përmirësimin e standardit jetësor të të gjithë qytetarëve.

“Me këto mjete do të përkrahen projektet që do t’i përmirësojnë kushtet për jetesë të qytetarëve dhe do të arrihet rritje e drejtë. Ajo do të realizohet përmes investimit në infrastrukturë më të mirë, klimë më të mirë afariste, arsimim më të mirë dhe projekte tjera të cilat prodhojnë rritje më të madhe ekonomike”, thotë Tevdovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Bordi i drejtorëve ekzekutiv të Bankës Botërore e miratoi kornizën katër vjeçare për partneritet me Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila përmban projekte në vlerë prej rreth 420 milion dollarë. Përmes këtyre projekteve do të mbështetet ndërtimi i infrastrukturës, ivestimi i kapitalit njerëzor dhe fiskal, dhe qëndrueshmëria e mjedisit jetësor.

Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore miratoi partneritetin katër vjeçar me Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore miratoi partneritetin katër vjeçar me Maqedoninë e Veriut

Projektet janë ndarë në tre fusha. Fusha e parë do ta përmirësojë rrumbullakësimin afarist për sektor privat më konkurrent. Ajo do të realizohet përmes investimeve në infrastrukturë me të cilat do të përmirësohet lidhshmëria. Gjithashtu, janë parashikuar projekte për ngritje të konkurrencës dhe inovativitetit të firmave.

Projektet nga fusha e dytë do ta përkrahin zhvillimin e kapitalit njerëzor, përmes investimeve në arsim, sigurimin e qasjes më të mirë deri te shërbimet sociale për qytetarët më të rrezikuar dhe nxitjen e pjesëmarrjes më inkluzive në tregjet e punës.

Fusha e tretë ka të bëjë me projektet për përforcim të menaxhimit me financat publike dhe qëndrueshmërinë më të madhe të burimeve energjetike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori