0Shares

Kënga “Sytë e mi”, me tekst, muzikë dhe orkestrim të Sokol Marsit do të bëj që Teuta Kurti të ngjitet në skenën e edicioni e 54-të të Festivalit të Muzikës së Radio Televizionit të Shqipërisë. Mirëpo, nuk është emocioni i parë për këngëtaren nga Kosova që përjeton në këtë skenë, pasi që, rrugën drejt Eurovizionit nëpërmjet kësaj skene ajo do ta provojë për herë të katërt.

Ajo për KultPlus është shprehur rreth këtij projekti që sipas saj, pret të jetë vetvetja dhe të jep më të mirën përgjatë interpretimit.

“Është këngë dashurie, është një rrëfim i një vajze të dashuruar”, ka thënë Kurti e cila ka vijuar shpjegimin mbi këtë këngë, duke thënë se është i zhanrit modern, këngë e cila fillon me një tempo të ngadalësuar por që merr hov përgjatë këndimit.
“Meritat më të mëdha i shkojnë kompozitorit, i cili i ka besuar vokalit tim dhe më ftuar për këtë bashkëpunim”, ka thënë Kurti. Duke iu referuar pauzës së bërë në skenë ajo vlerëson se me këtë këngë ka bërë një përzgjedhje të duhur, pasi që, sipas saj, kënga ngërthen në vete të gjitha veçoritë që e përbëjnë një këngë moderne dhe cilësore.Ndërkohë, se çfarë pritje nga ky festival, Teuta Kurti e cila është pjesë e Filarmonisë së Kosovës dhe arsimtare e pianos dhe solokendimit është shprehur se nuk është duke menduar njëherë për njëherë mbi këtë çështje, deri në paraqitjen e saj me plotë energji dhe vullnet.

“Mirëpo, kur e shoh se publiku e pret me admirim këngën time, unë atëherë e ndjej vetën fituese”, ka thënë Kurti, duke shtuar se nëse do të vinte deri në përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion , atëherë ajo është shprehur se do të jepte maksimumin nga vetja e saj, gjithnjë duke u bazuar në aftësitë e saj në këndim. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)