LAJMI I FUNDIT:

Teuta Haxhiu e quan turp të Prokurorisë arrestimin e deputetit Demaliaj, kërkon lirimin e tij

Teuta Haxhiu e quan turp të Prokurorisë arrestimin e deputetit Demaliaj, kërkon lirimin e tij

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka reaguar lidhur me arrestimin e kolegut të saj, deputetit Shkumbin Demaliaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës , e veçmas Parlamentit që urgjentisht të veprojnë dhe t’i marrin masat ndaj atyre që po fyen veteranët , po e shkelin ligjin në emër të të cilit po thirren qe sa më parë të lirojnë deputetin Demaliaj.

Postimi i plotë:

Pas turpit që e benë me lista duke i degraduar skajshëm vlerat e UÇK-së, tani prokuroria po mundohet t’i humb gjurmët duke i mjegulluar gjërat qoftë edhe përmes shantazheve ndaj deputetëve, madje madje ndaj invalidëve të luftës , siç veproi dje me zt.Shkumbim Demalija. Kjo në fakt është e papranueshme , jo vetëm për ne , por besoj për të gjithë ata që aspirojnë një shtet me standarde vërtetë demokratike.

Prandaj i bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës , e veçmas Parlamentit që urgjentisht të veprojnë dhe dhe t’i marrin masat ndaj atyre që po fyejnë veteranët , po e shkelin ligjin në emër të të cilit po thirren qe sa më parë të lirojnë zt Demaliajn.

Ligjet dhe drejtësia në Kosovë e kanë vulën e gjakut, gjak të cilin familja Demalijaj e dha për Kosovë te lirë për të funksionuar ligji e jo të fytet qytetari në emër të ligjit.

Lirojeni Shkumbinin !Sepse ai nuk paraqet kërcënim asnjëherë dhe në asnjë rrethanë . Ai e mbron ligjin dhe shtetin për të cilin dha aq shumë .Lirojeni pra, sepse ai është vlerë e jona e përbashkët!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori