Tetovë: Vendkalimin mes banesave e bëri shitore, banorët ankohen se nuk kanë ku të kalojnë
Ky tunel është paraparë si vendkalim për banorët e kësaj ndërtese në rrugën “Ilinden” në Tetovë, por tashmë nuk është ashtu.
Është shndërruar në shitore.
Komuna e Tetovë smiratimin për këtë e ka lëshuar më 31 tetor, por pas ankesave të banorëve se po u zihet shtegu ku kalojnë, Komuna më 12 dhjetor e shfuqizoi vendimin, por rruga nuk u lirua!
Banore: “Ky personi na ka ardhur,dy herë ndodhën kjo, një herë erdhi, dikush tjetër jetonte, ai e ndaloi, e përzuri. Tani sërish erdhi, por atë ditë ishte ditë feste dhe na ndali, na e vendosi murin, ja hyrjen e kemi andej, por ajo nuk është hyrja jonë, nuk kemi se nga të kalojmë. Po, ka bërë dyqan! Tani nga të kalojmë ne?! Të gjitha i kemi në rregull letrat, na gënjejnë, faktikisht ka vjedhur, ka zaptuar! Jemi ankuar me avokatë, është e drejta jonë por ai e bën, se si e bën, nuk e di!”
Gazetari: -Sa kohë ka që e ka zënë?
Banore:-Një muaj është bërë, festa kur ishte…”
Avokati Viktor Stojanovski që përfaqëson banorët thotë se komuna e ka parë gabimin që ka bërë dhe e ka rrëzuar vendimin e dhënë muaj më parë.
“Mbylle realisht hyrja e vetme pasazh që banorët e shfrytëzojnë për të hyrë në banesë, kështu është dhënë vendimi për adaptim, megjithatë dokumentet që janë dhënë për adaptim realisht e kanë fshehur gjendjen reale në terren, për këtë shkak banorët janë organizuar, më kanë angazhuar mua si përfaqësues, dërguam ankesë dhe organi i shkallës së parë,gjegjësisht komuna, e ka parë gabimin dhe e ka anuluar vendimin për adaptim”, tha avokati Viktor Stojanovski.
Pyetëm në Komunë se si është dhënë kjo leje dhe pse edhe pas anulimit të vendimit, hapësira nuk është liruar ende nga inspektorët komunal? Nga atje sqarojnë se personi që e mbyllur këtë hapësirë tani është ankuar në shkallën e dytë dhe se procesi ende po rrjedh.
“Lidhur kërkesën e banorëve në ndërtesën e apostrofuar, Komuna e Tetovës e ka shfuqizuar Aktvendimin me nr.10-283. Për momentin lënda është në gjykatën e shkallës së dytë e cila duhet që të vendosë për plotfuqishmërinë e këtij Aktvendimi. Pastaj do të ndërmerren masa adekuate në përputhje me vendimin e gjykatës”, thonë nga komuna e Tetovës.
TV21 kërkoi qëndrimin edhe personat që deklarojnë se janë pronarë, por nuk pranuan të flasin para kamerës. Në një sqarim për TV21, njëri nga pronarët na tha se ky vend është në pronësi të tij që nga 2019-ta dhe se nuk është vendkalim por pronë private – objekt afarist. Shprehet po ashtu se tani për tani i është hedhur poshtë kërkesa për bashkimin e dy lokaleve, megjithatë thotë se ka fletëpronësi. Përfundon duke thënë se do t’i ndjekë procedurat ligjore dhe do të kërkojë dëmshpërblim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit