ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Gjykata Themelore në Tetovë e ka dënuar me një vjet e tre muaj burg anesteziologun nga Tetova, i cili publikoi live në TikTok pacientet në Gjinekologjinë e Tetovës.

I njëjti paraprakisht pranoi akuzat që rëndojnë mbi të, gjegjësisht akuzat për veprën “punë të pandërgjegjshme” dhe “xhirim i paautorizuar”.


Gjykata vendosi që të njëjtit t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, deri sa të hyjë në fuqi aktgjykimi.