LAJMI I FUNDIT:

Tetëdhjetëvjeçari Eric Idle: Ende punoj – për të mbijetuar

Tetëdhjetëvjeçari Eric Idle: Ende punoj – për të mbijetuar

Ylli i trupës Monty Python, Eric Idle, ka thënë se për arsye financiare është i detyruar të punojë edhe në moshën 80-vjeçare, raporton PA Media, transmeton Telegrafi.

Komediani dhe aktori i njohur për rolin e tij si Sër Robini jo-edhe-aq-i guximshëm-si-Sër-Lansëlot – në filmin Monty Python and the Holy Grail – si dhe për shumë personazhe të tjera në filmat dhe serialet e trupës, tha se vitin e kaluar e shiti shtëpinë e vet.


“The Life of Brian” (1979): Ai nuk është profet, por një djalë i prapë!
Lexo po ashtu “The Life of Brian” (1979): Ai nuk është profet, por një djalë i prapë!

Në një seri postimesh në X, dikur Twitter, Idle gjithashtu tha: “Nuk e di se pse njerëzit gjithmonë supozojnë se jemi të mbushur me para. Pajtonët janë fatkeqësi. [Shfaqja muzikore] Spamalot solli fitime, por 20 vjet më parë. Më duhet të punoj për të jetuar. Nuk është e lehtë në këtë moshë”.

Idle e krijoi muzikalin me tematikë mesjetare Spamalot i cili e fitoi – pas shfaqjeve në Broduej – çmimin Tony për muzikën më të mirë. Aktori gjithashtu u shfaq në Shrek the Third (2007) dhe në Monty Python Live (Mostly) së bashku me disa anëtarë nga trupa (2014).

Aktori që pjesën më të madhe të dekadave të fundit e kaloi në Los Anxhelos, falënderoi gjithashtu ndjekësit e vet për “fjalët e mira dhe për inkurajimin”.

Rrëfimi prapa filmit më komik e më kontrovers të historisë së kinematografisë: “Life of Brian”
Lexo po ashtu Rrëfimi prapa filmit më komik e më kontrovers të historisë së kinematografisë: “Life of Brian”

“Kjo ka shumë rëndësi për mua”, shtoi Idlle

Ai gjithashtu dukej i befasuar nga rënia e pasurisë, pas suksesit të trupës Monty Python. “Zotërojmë gjithçka që kemi bërë ndonjëherë në trupë dhe nuk e kam menduar kurrë se, në këtë moshë, fluksi i të ardhurave do të zvogëlohet në mënyrë kaq dramatike”, shkroi Idle.

Kur u pyet nëse ndonjë dokumentar i Netflix-it mund ta ndihmojë, ai tha “q… dokumentarët” dhe kompaninë e transmetimit.

Idle gjithashtu tha: “Jam mirë. Jam i angazhuar dhe po shkruaj. Është gjëja që bëj dhe më që pëlqen më shumë. Krijimi i shfaqjes së re. Diçka që e ndiej si shumë normale. E bëj që nga viti 1963. Kam mësuar shumë. Por, atëherë pata disa mentorë të shkëlqyer”.

KATËR JORKSHAJRMENËT
Lexo po ashtu KATËR JORKSHAJRMENËT

Në shtator 2022, Idle tha se i mbijetoi kancerit të pankreasit – pasi mori një diagnozë të hershme – ndërsa u shfaq në spektaklin me këngëtarë të famshëm në ShBA, The Masked Singer.

Krahas Graham Chapmanit, yllit të serisë komike Fawlty Towers, John Cleese, regjisorit të filmit Fear and Loathing In Las Vegas, Terry Gilliam, Terry Jonesit dhe udhëpërshkruesit Sir Michael Palin, Idle e themeloi trupën e komedisë në vitin 1969.

Chapman vdiq në vitin 1989 në moshën 48-vjeçare, nga kanceri i bajameve, ndërsa Jones vdiq në vitin 2020 (në moshën 77-vjeçare) nga një formë e rrallë e demencës.

Në vitin 2013, një producent i filmit të vitit 1975, Monty Python and the Holy Grail, fitoi në një gjyq për të marrë honorarë nga fitimet e Spamalot-it. /Telegrafi/

Koha kur George Harrison e shpëtoi kinemanë britanike
Lexo po ashtu Koha kur George Harrison e shpëtoi kinemanë britanike

Në trend Kultura

Më shumë
NË MUNDSH

NË MUNDSH

Poezi
NË MUNÇ

NË MUNÇ

Poezi
NËSE

NËSE

Poezi
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Fjala+
TI MË GJETE

TI MË GJETE

Poezi
PO NDIHEM NË TË NJËJTËN MËNYRË

PO NDIHEM NË TË NJËJTËN MËNYRË

Poezi
Kalo në kategori