LAJMI I FUNDIT:

Tete vendos rekord të ri botëror në boks, nokauton kundërshtarin me një goditje pas vetëm 11 sekondave (Foto/Video)

Tete vendos rekord të ri botëror në boks, nokauton kundërshtarin me një goditje pas vetëm 11 sekondave (Foto/Video)

Boksieri afrikano-jugor, Zolani Tete mbajti kurorën e tij të WBO-së në kategorinë ‘bantamweight’ (51-54 kg) me titullin më të shpejtë botëror me nokaut.

29-vjeçari nga Afrika e Jugut arriti të bëjë një goditje mahnitëse në mjekrën e boksierit Siboniso Gonya në SSE Arena në Belfast brenda raundit të parë.


Claxton dhuron një goditje ‘vrasëse’ në debutimin e tij në MMA, gjyqtari ndërprenë ndeshjen pas vetëm 90 sekondash (Foto/Video)
Lexo po ashtu Claxton dhuron një goditje ‘vrasëse’ në debutimin e tij në MMA, gjyqtari ndërprenë ndeshjen pas vetëm 90 sekondash (Foto/Video)

Kështu, gjyqtari u detyrua ta ndërpresë luftën pas vetëm 11 sekondave – vendosje e një rekordi të ri botëror në një finale boks.

Gjyqtari ndërpreu menjëherë ndeshjen

Rekordi i mëparshëm në boks ishte për 17 sekonda pas ndeshjes midis boksierëve Daniel Jimenez dhe Harald Geier në vitin 1994.

Mjekët u detyruan të intervenojnë shpejt!

Boksieri Gonya, pas nokautit mori trajtim mjekësor brenda ringut para se të kthehej në këmbë, duke kërkuar një maskë oksigjeni.

Gonya u desh të merrte oksigjen pas nokautit..

“E dija që meçi me Gonyan nuk do të zgjaste, unë fitova në raundin e parë!’, ka thënë fillimisht Tete pas ndeshjes.

Tete pas shpalljes së fitores me nokaut

“Trajnerët e mi janë ata që bëjnë punën prapa skenave, dëshiroj t’i falënderoj”, përfundoi boksieri nga Afrika e Jugut.

Afrikano-jugori me brezin e WBO-së në bantamway

Ndryshe, boksieri Tete ka 29 ndeshje të zhvilluara si profesionist, ku nga to ka 26 fitore, 21 prej tyre me nokaut dhe tri humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori