LAJMI I FUNDIT:

​Tetë shtete humbin të drejtën e votës në OKB për shkak të detyrimeve të papaguara

​Tetë shtete humbin të drejtën e votës në OKB për shkak të detyrimeve të papaguara

Tetë vende që përfshijnë Iranin, Venezuelën dhe Sudanin kanë humbur të drejtën e tyre për të votuar në Kombet e Bashkuara për shkak të detyrimeve të papaguara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjithsej 11 vende janë prapa në pagesat e tyre, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres në një letër drejtuar Asamblesë së Përgjithshme.


Sipas statutit të OKB-së, e drejta e votës e një vendi anëtar pezullohet kur borxhet e tij janë të barabarta ose tejkalojnë shumën e detyrimeve që duhet të kishte paguar gjatë dy viteve të mëparshme.

Nëse borxhi i papaguar konsiderohet se është “për shkak të kushteve jashtë kontrollit të anëtarit”, asambleja mund ta lejojë atë vend të vazhdojë të votojë.

Për vitin 2022 ky është rasti i Ishujve Komoro, Sao Tome dhe Principe dhe Somalia, tha Guterres.

Dhe tetë vendet që kanë humbur të drejtën e tyre për të votuar tani për tani janë Irani, Sudani, Venezuela, Antigua dhe Barbuda, Kongo, Guinea dhe Papua Guinea e Re, tha ai.

Ai përcaktoi shumën minimale që secili duhet të paguajë për të rimarrë votën e tij.

Për Iranin, për shembull, është pak më shumë se 18 milionë dollarë, ndërsa Sudani duhet të arrijë me afro 300,000 dollarë dhe Venezuela rreth 40 milionë dollarë.

Vitin e kaluar, Irani gjithashtu humbi votën e tij për detyrimet e papaguara. Ai tha se nuk mund të paguante as shumën minimale për shkak të sanksioneve ekonomike nga SHBA-të. /Telegrafi/