E keni pyetur ndonjëherë veten nëse aspirina mund të përdoret për ndonjë gjë tjetër përveç lehtësimit të dhimbjes dhe gripit?
Epo, ky medikament që mund të duket i zakonshëm, ka një sërë përdorimesh të vlefshme të cilat shumica e njerëzve nuk i njohin.
Ja tetë gjëra të mahnitshme që aspirina mund të bëjë për ju.
Ndihmon në reduktimin e akneve
Aspirina ndihmon në qetësimin e akneve për shkak të vetive të saj anti-inflamatore. Thërrmoni 2-3 pilula aspirina dhe përziejeni me lëng limoni. Aplikoni përzierjen në puçërr dhe lëreni për disa minuta para se të lani atë. Shmangni përdorimin e kësaj përzierjeje para ekspozimit në diell.
Qetëson pickimet nga insektet
Aspirina mund të ndihmojë në uljen e ënjtjeve dhe zbutjen e kruarjeve të shkaktuar nga pickimi i mushkonjave. Thërrmoni aspirinë në një lugë gjelle dhe lageni me ujë. Këtë përzierje aplikojeni në zonën e prekur për disa minuta.
Redukton njollat e lëkurës
Aspirina përmban një përbërës tretës të yndyrës që përdoret në prodhimin e kremrave dhe pastruesve të lëkurës. Përzieni 7 pilula aspirina me 3 lugë kos dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni në fytyrën tuaj të pastër, dhe mbajeni maskën për 15 minuta. Ky trajtim do ta lërë lëkurën tuaj rrezatuese dhe të butë. Kjo përzierje ndihmon në reduktimin e shenjave dhe njollave dhe parandalon bllokimin e poreve.
Vepron si një pastrues
Aspirina është një pastrues i shkëlqyer për të hequr qelizat e vdekura nga fytyra. Përveç kësaj, ajo ndihmon për të hequr yndyrën e tepërt dhe për të zvogëluar madhësinë e poreve të lëkurës. Vetëm përziejeni atë me ujë dhe të lëreni për disa minuta. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, të zbatohet me kujdes për të shmangur acarim të lëkurës.
Eliminon kallot e këmbëve
Ky medikament ndihmon në zbutjen e thembrave dhe heq lehtësisht lëkurën e vdekur. Thërrmoni 7 aspirina dhe shtoni gjysmë lugë gjelle lëng limoni për të formuar një masë homogjene. Aplikoni përzierjen tek thembrat e këmbëve dhe mbulojini me një leckë të ngrohtë. Lëreni për 10 minuta, dhe pastaj të pastroni me një pecetë të butë zonën ku është aplikuar kremi.
Riparon flokët e dëmtuar
Flokët tuaj mund të përfitojnë gjithashtu nga përdorimi i aspirinës. Për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, thërrmoni disa aspirina në një gotë me ujë të ngrohtë dhe të aplikojeni në flokë të larë. Lëreni për rreth 15 minuta, dhe pastaj shpëlajini flokët.
Heq njollat e djersës nga rrobat tuaja
Aspirina gjithashtu shërben për t’u dhënë jetë të re në rrobave tuaja. Aplikoni një pilulë aspirinë tretur në ujë të ngrohtë tek njollat e djersës në rroba, dhe lëreni gjatë gjithë natës. Më pas, lajini rrobat tuaja si zakonisht dhe gëzojuni rezultatit.
Zgjat jetën e luleve
Për të bërë që lulet natyrale të jetojnë më gjatë, shtoni një tabletë të grimcuar aspirina në ujin e vazos ku i keni vendosur. Ky truk funksionin veçanërisht për trëndafilat, duke i bërë ata të jetojnë më të gjatë dhe në gjendje të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Një procedurë e rrezikshme kozmetike po merr gjithnjë e më shumë 'viktima'

Studimet tregojnë ditën kur ndodhin më shpesh sulmet fatale në zemër

Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut

Dieta me më shumë pemë do t’ju ndihmojë ta detoksikoni trupin, ka vetëm katër hapa

Ndiheni të uritur sapo zgjoheni? Ja cili mund të jetë shkaku

Cilët tinguj dhe ngjyra mund t'i shqetësojnë fëmijët me autizëm

Telegrafi

CH-N

InterAlumin

InterAlumin

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë