Tetë lojtarët më të mirë të lirë që janë të disponueshëm këtë verë – nga Dybala, te Dembele

Paulo Dybala dhe Kylian Mbappe kryesojnë një listë të mbushur me yje që do të jenë të disponueshëm në transferime si të lirë këtë verë me klubet e tyre aktuale që do të humbin miliona euro.
Lojtarët që mund të largohen si të lirë është falë i një rregulli të miratuar në vitin 1995, dhe që nga atëherë shumë klube kanë pasur fatin të shijojnë praktikën e hidhur e të humburit të një lojtari cilësor.
Pas lajmeve se Dybala do t’i bashkohet listës në rritje të lojtarëve të lirë, vjen fundi i sezonit pasi dështoi të binte dakord për një marrëveshje të re me Juventusin – Daily Star Sport ka hedhur një vështrim në tetë yjet më të shquar.
Paulo Dybala
Dështimi i La Joyas për të rënë dakord për një marrëveshje të re me gjigantët e Serie A, do t’i japë fund lidhjes së tij shtatëvjeçare me klubin.
28-vjeçari u largua nga Palermo për një tarifë prej rreth 30 milionë euro në vitin 2015, dhe ka shënuar 113 gola në 283 ndeshje dhe ka fituar pesë tituj ligë.
Një burim keqardhjeje për Dybalan mund të jetë vetëm dy gola në 32 ndeshjet e tij të para për Argjentinën – dhe lëvizja e tij e ardhshme në klub mund ta ketë parasysh këtë.
Kylian Mbappe
Transferimi i lirë i profilit më të lartë këtë verë duket se do të jetë ylli i PSG-së, Mbappe, i cili prej kohësh është lidhur me një kalim te Real Madridi.
Megjithatë, është raportuar se mamaja e Mbappes, Fayza Lamari, ka kërkuar që klubi të paguajë një nënshkrim të jashtëzakonshëm prej 125 milionë eurosh për sulmuesin.
Sulmuesi francez ka refuzuar bisedimet për një kontratë të re me PSG-në, pavarësisht përpjekjeve më të mira të klubit – dhe megjithëse një marrëveshje dukej afër, tani mund të ketë disa diskutime të tjera për t’u bërë pas kërkesës shokuese.
Paul Pogba
Koha e Paul Pogbas në Manchester United duket se do të përfundojë këtë verë me francezin që e përfundon kontratën e nëshkruan në vitin 2016 (që kur u rikthye në Old Trafford).
Klubi përdori opsionin e tyre për ta zgjatur atë me një vit tjetër në vitin 2021, por ata përsëri nuk kanë arritur të sigurojnë trofe, pavarësisht ardhjes së Cristiano Ronaldos.
Në përgjithësi, Pogba ka treguar shenja të shkëlqimit të tij, por kurrë nuk ka qenë në gjendje të shfaqë formën e qëndrueshme që i dha atij një rikthim në Ligën Premier nga Juventusi.
Antonio Rudiger
Antonio Rudiger thuhet se ka qenë në bisedime me Chelsean për një marrëveshje të re përpara kufizimeve të tyre të fundit – por tani mund të detyrohet të vazhdojë.
Reprezentuesi gjerman ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë në ligë që kur Thomas Tuchel mbërriti në klub – pas të cilit ata ngritën Ligën e Kampionëve.
Rudiger nuk do t’i mungojë opsionet nëse koha e tij në Stamford Bridge përfundon, me Juventusin që thuhet se do të udhëheqë garën.
Ousmane Dembele
Ousmane Dembele ka pasur vështirësi në pjesën më të madhe që nga kalimi i tij në vitin 2017 nga Borussia Dortmund te Barcelona– që kushtoi mbi 100 milionë euro.
Megjithatë, 24-vjeçari është kthyer në jetë nën urdhrat e Xavit, duke regjistruar nëntë asistime në 20 ndeshjet e tij nën ikonën spanjolle.
Ndërsa kjo formë mund të shohë klubin dhe lojtarin të hyjnë në bisedime të reja, ai ka qenë i lidhur me lëvizje te PSG dhe United gjatë muajve të fundit.
Franck Kessie
Franck Kessie duket se do të largohet nga AC Milan këtë verë pas pesë sezoneve në klub – pasi fillimisht u bashkua me huazim nga Atalanta në vitin 2017.
25-vjeçari thuhet se është në bisedime për një kalim në Barcelonë dhe ai do të jetë një humbje e madhe për gjigantët e Serisë A pasi ka shënuar 21 gola që nga fillimi i sezonit të kaluar.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë thuhet se ka kaluar tashmë testet mjekësore me skuadrën katalanase përpara një lëvizjeje verore, pasi kishte refuzuar ofertat e shumta në Milano.
Jesse Lingard
Jesse Lingard do të largohet përfundimisht nga United këtë verë pasi u bllokua nga rikthimi në Ëest Ham pas një përfundimi të shkëlqyeshëm të sezonit 2020/21.
Pasi u rikthye me forcë në planet e Anglisë, 29-vjeçari do të ëndërrojë për një fillim të mirë të sezonit të ri me Kupën e Botës që fillon në nëntor.
Lingard ka bërë 19 paraqitje për Djajtë e Kuq deri më tani këtë sezon – duke shënuar vetëm dy herë.
Boubacar Kamara
Boubacar Kamara duket se do të gjejë një aventurë të re këtë verë me kohën e tij në Marsejë drejt fundit.
22-vjeçari ka bërë 146 paraqitje për skuadrën seniore që nga momenti i hyrjes në ekipin e tyre B dhe mund të luajë si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe si mesfushor mbrojtës.
Thuhej se United i kishte ofruar një marrëveshje pesëvjeçare francezit të ri në janar – por situata e tyre menaxheriale mund ta shkëpusë atë që t’u bashkohet Djajve të Kuq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri