LAJMI I FUNDIT:

Testoni sytë tuaj: Katër numrat e parë që i shihni në këtë iluzion mund të tregojnë miopinë

Testoni sytë tuaj: Katër numrat e parë që i shihni në këtë iluzion mund të tregojnë miopinë

Ka tri kombinime të numrave të cilët është e mundur të shihen

Njerëzit miopë dallohen lehtë. Ata shohin dobët në largësi, andaj rrudhin sytë që deri diku të përmirësojnë imazhin e objektit të cilin e vështrojnë. Mirëpo, shumica nuk janë të vetëdijshëm se janë miopë, sepse rrudhja e syve u ka kaluar në shprehi.


Në qoftë se nuk jeni të sigurt a është shikimi juaj perfekt dhe a do të duhej të bëni një kontroll te oftamologu, shikoni mirë këtë iluzion i cili është para jush dhe mbani në mend cilët janë katër numrat e parë që i keni parë, transmeton Telegrafi.

Nëse keni parë numrat 3246, do të thotë që me siguri jeni miopë dhe mbase keni astigmatizëm.

Astigmatizmi është kur syri juaj është më shumë i formuar si top ragbi sesa si top futbolli, gjë që shkakton që drita të fokusohet përnjëherë në më shumë se në një vend.

Vetëm pak persona mund ta shohin numrin dyshifror në ilustrim: Jeni ju mes tyre?
Lexo po ashtu Vetëm pak persona mund ta shohin numrin dyshifror në ilustrim: Jeni ju mes tyre?

Nëse keni parë numrat 3240, me siguri keni astigmatizëm, por nuk jeni miopë.

Numri të cilin gjithashtu keni mundur ta shihni është 1246 dhe ai do të thotë që jeni vetëm miop dhe nuk keni astigmatizëm.

Natyrisht, ky është vetëm një iluzion optik – vetëm oftalmologu mund të vlerësojë gjendjen e vërtetë shëndetësore të syve tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori