LAJMI I FUNDIT:

Fillon pilot projekti për regjistrimin e popullsisë në Kosovë

Fillon pilot projekti për regjistrimin e popullsisë në Kosovë
Foto: Arkiv

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se nga 15 shtatori ka filluar punën në terren për pilot regjistrimin e popullsisë, ndërsa ky pilot projekt do të zgjasë deri më 14 tetor 2020,

Sipas ASK-së, regjistrimit i përgjithshëm i popullsisë i paraprin realizimi i pilot regjistrimit, me qëllim të testimit të tërë procesit organizativ e zbatues.


“Me qëllim të testimit të shumë aktiviteteve dhe instrumenteve, bazuar në praktikat e mëparshme, si dhe rekomandimet ndërkombëtare, ASK-ja ka planifikuar që ta realizoj një Pilot Regjistrim nga 15 shtatori deri më 14 tetor 2020 në 13 komuna (Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Ranillug, Prizren, Dragash, Mamushë, Pejë, dhe Gjakovë). ASK-ja ka bërë përgatitjet e duhura, për fillimit e zbatimit të Pilot Regjistrimit në terren. Ndër të tjera, janë përgatitur pyetësorët, metodologjia, udhëzuesit, si dhe metoda e mbledhjes së të dhënave në terren (Medota CAPI – Computer Assisted Personal Interview)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

ASK thotë sa është duke u realizuar mbledhja e të dhënave në terren dhe angazhuar rreth 60 regjistrues, 12 mbikëqyrës e 19 monitorues. /Telegrafi/