LAJMI I FUNDIT:

Testimi i bombës së hidrogjenit: Lajmi që mund ta ndryshojë botën (Video)

Testimi i bombës së hidrogjenit: Lajmi që mund ta ndryshojë botën (Video)

Koreja e Veriut pretendon se ka kryer të dielën me sukses një test bërthamor, duke shkaktuar ortekë të reagimeve në gjithë botën. Nëse lajmi është i vërtetë, ky shtet është i vetmi në këtë shekulli që ka testuar bombën e hidrogjenit.

Pavarësisht sanksioneve, izolimit dhe kërcënimeve, shteti më i mbyllur në botë, me në krye me Kim Jong-unin, nuk heq dorë nga programi bërthamor. Ngjarjet e fundit në Gadishullin Korean shkaktuan frikë kudo në botë, nga një luftë me përmasa shkatërrimtare, transmeton Telegrafi.


Nëntë shtete në botë kanë armë bërthamore, e madje 92 për qind e tyre janë në duart e Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë. Koreja e Veriut është vendi i fundit që zhvilloi një armë bërthamore në vitin 2006. Të parët ishin Shtetet e Bashkuara, me projektin Manhattan në vitin 1945.

Shtetet që posedojnë 15.350 koka bërthamore (Foto)
Lexo po ashtu Shtetet që posedojnë 15.350 koka bërthamore (Foto)

Prej atëherë e deri në vitin 1996 me Traktatin për Ndalimin e Testimit të Bërthamor, rreth 2,050 teste bërthamore u kryen në mbarë botën. Shumica e bombave janë në SHBA – 1.032, pastaj në Rusi – 715, 210 në Francë, 45 në Britani dhe aq në Kinë. Izraeli thuhet se i ka nëntë, Koreja e veriut – gjashtë, India – dy dhe Pakistani – dy.

Agjencia e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, ka thënë se forca e bombës ishte qindra kilotonë dhe se mund të shpërthejë në lartësi të mëdha mbidetare. Po ashtu, u tha se të gjitha pjesët janë të “prodhimit vendor”.

Në lidhje me testin e sotëm, ekspertët e sigurisë thonë se Koreja e Veriut po tregon se zotëron këtë teknologji të rrezikshme, gjë që ndryshon hartën e fuqive në botë. Pra, fjala është për një përparim teknologjik të këtij shteti që mund të ketë pasoja të mëdha kudo.

Një pjesë e analistëve thonë se bota duhet të nis negociatat të reja, nëse lajmi është i vërtetë. Por, nuk mohojnë se fjala është veç për një propagandë.

Sidoqoftë, sot presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka mohuar e as pohuar sulmin e mundshëm amerikanë kundër Koresë së Veriut.

“Do të shohim”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Nëntë shtete me armë nukleare
Lexo po ashtu Nëntë shtete me armë nukleare

Nëpërmjet një postimi të sotëm në rrjetin Twitter, lidhur me provën e Koresë Veriore, ai ka vlerësuar se “fjalët dhe aksionet e saj vazhdojnë të jenë shumë armiqësore dhe të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara”. Më tutje, në një mesazh të ndarë, ai e ka përshkruar Korenë Veriore si “vend i papërgjegjshëm që është shndërruar në kërcënim të madh dhe shqetësim për Kinën, që po përpiqet të ndihmoj, por me pak sukses”.

Ndërkohë, shefi i Pentagonit, James Mattis, thotë se çdo kërcënim ndaj SHBA-ve ose aleatëve të saj nga Koreja e Veriut, do të ballafaqohet me një “reagim masiv ushtarak”.

Reagime ka pasë edhe nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që ka njoftuar se do të mbajë një takim urgjent të hënën, për diskutime pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut Ky takim i jashtëzakonshëm do të mbahet pas kërkesës së SHBA-ve, Japonisë, Britanisë, Francës dhe Koresë së Jugut.

Ndërkohë, është propozuar që të ndërpriten të gjitha marrëdhëniet tregtare me Korenë e Veriut, ku prin Kina. Këtë ide e ka dhënë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

“Kemi filluar me sanksione, por do të planifikojmë një draft të ri që do t’ia dërgojmë presidentit sipas të cilit secili që kërkon të bëjë biznes me ata (Koreja e Veriut) do të ndalohet nga biznesi me ne (SHBA)”, ka thënë Steven Mnuchin, anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Trumpit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori