LAJMI I FUNDIT:

Këto janë nëntë vendet, që posedojnë 15.350 koka bërthamore (Foto)

Këto janë nëntë vendet, që posedojnë 15.350 koka bërthamore (Foto)

Nëntë vende posedojnë në total 15.350 armë bërthamore. 93 për qind prej tyre gjenden në Shtetet e Bashkuara dhe në Rusi. Por në aspektin global, numri i arsenalit bërthamor është duke u zvogëluar dukshëm. Në të vërtetë, që nga kulmi i prodhimit të tyre në vitet e 90-ta, sot numri i armëve bërthamore është zvogëluar për një të tretën.

Gjatë 30 viteve të fundit, shumë vende kanë hequr dorë nga posedimi i armëve bërthamore, për dallim nga disa që vazhdojnë t’i prodhojnë. Megjithatë, 25 vite pas Luftës së Ftohtë, armët bërthamore vazhdojnë të mbesin në nivele të larta, pretendojnë shkencëtarët nga Federata amerikane,transmeton Telegrafi.


Hans Kristensen dhe Robert Norris nga Federata amerikane e shkencëtarëve, janë ekspertët kryesorë në vlerësimin dhe analizimin e armëve bërthamore që sot shtetet e ndryshme i posedojnë. Ata gjithashtu kanë përpiluar një hartë, ku mund të shihet numri i armëve bërthamorë në botë.

2

Vlerësohet se në kulmin e garës së armëve bërthamore, në vitin 1986 kanë ekzistuar 70.300 koka bërthamore, kurse në vitin 2016 ky numër ka rënë në mënyrë drastike në 15.350. Por edhe pse Norris dhe Kristensen, kanë vërejtur se gjatë viteve të fundit është ndalur shpejtësia e prodhimit të kësaj arme tejet të rrezikshme.

Sot Shtetet e Bashkuara posedojnë 7.000 koka bërthamore, derisa Rusia 7.300. Por Shtetet e Bashkuara pritet të çmontojnë edhe 2.500 tjera, kurse Rusia 2.810. Shtetet tjera që posedojnë armë bërthamore janë: India, Pakistani, Izraeli, Kina, derisa Britania e Madhe dhe Franca pjesën e tyre më të madhe i kanë të vendosura në pika strategjike. Besohet se Koreja e Veriut ka ose mund të ketë armë bërthamore, por shifrat e sakta vazhdojnë të mbeten të panjohura. Dhe për këtë arsye merren parasysh nëntë shtete, pasi për një nuk ka informacione të sakta.

Shtetet e Bashkuara i kanë të pozicionuara apo të vendosura 1.930 koka bërthamore, kurse 2.570 tjera i ka në rezervë. Derisa Rusia i ka 1790 të pozicionuara dhe 2700 rezervë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori