LAJMI I FUNDIT:

Tesla do të heqë sensorët në vetura

Tesla do të heqë sensorët në vetura

Disa blerës të Tesla së shpejti do t’i pranojnë veturat e tyre të reja pa “Park Assist” – një veçori në të cilën shumë shoferë bazohen për parkimin e veturave të tyre në mënyrë të sigurt – teksa kompania do të mbështetet më shumë në teknologjinë e kamerave.

Tesla do të fillojë të heq sensorët ultra-sonik nga veturat e tyre elektrike, por e pranuan se kamerat e dedikuara për zëvendësimin e sensorëve nuk janë ende gati për klientët.


Këtë javë Tesla njoftoi se do të ndalojnë përdorimin e sensorëve ultra-sonik në veturat e saj – me grupin e kamerave – që njihen si “Tesla Vision” – që pritet të kryejnë të gjitha detyrat që lidhen me veçoritë e sigurisë së veturës dhe me asistimin e shoferit, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, Tesla thotë se disa nga veçoritë bazike – duke përfshirë Park Assist, Autopark, Summon dhe Smart Summon – fillimisht nuk do të jenë në dispozicion në veturat që dërgohen pa sensorët ultra-sonik, por do të arrijnë më vonë nëpërmjet një përditësimi të softuerit.

Modelet me madhësi mesatare Model 3dhe Model Y do të jenë modelet e para që do të marrin këtë ndryshim në muajt në vijim, me modelet më të mëdha Model S dhe Model X që do ta fillojnë këtë kalim në vitin 2023.

Merret vesh se 12 sensorët ultra-sonik që janë pajisur aktualisht në Tesla kryesisht përdoren asistencë në parkim, por do të zëvendësohen nga një grup kamerash me rreze 360 shkallë të vendosura aktualisht në veturat e saj. /Telegrafi/

Drive

Drive

Drive

Drive