LAJMI I FUNDIT:

Tesla shkel rregullat evropiane me kamerat e vëzhgimit në vetura?

Tesla shkel rregullat evropiane me kamerat e vëzhgimit në vetura?

Shoqata gjermane e konsumatorëve VZBV ka ngritur padi kundër prodhuesit amerikan të veturave elektrike në Gjykatën Rajonale të Berlinit, lidhur me shqetësimet sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale dhe pretendimet se blerja e një veturë Tesla redukton emetimet, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP.

Kompania Tesla në vitin 2020, ka fituar 1.6 miliard dollarë me shitjen e të ashtuquajturve kuponë emetimi. VZBV po akuzon Tesla për “deklarata mashtruese për klimën dhe informacione të pamjaftueshme” lidhur me kamerat e vëzhgimit në vetura, transmeton Telegrafi.


Sipas kësaj shoqate, blerësit e veturave Tesla nuk kanë qenë të informuar se përdorimi i modalitetit të vëzhgimit, në të cilin kamerat monitorojnë përreth veturës, është në kundërshtim me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Përdoruesit e këtij funksioni “duhet të marrin pëlqimin e personave që kalojnë pranë veturës, për të përpunuar të dhënat personale”, tha kreu i procedurave ligjore në VZBV, Heiko Dinkel.

Ai paralajmëroi se respektimi i rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave gjatë përdorimit të këtij funksioni, ishte “praktikisht i pamundur” dhe se shoferët rrezikonin të merrnin gjoba. /Telegrafi/