Tesla ka ndaluar prodhimin e veturave elektrike në fabrikën gjermane, për shkak të vonesave të porosive si rrjedhojë e sulmeve të fundit në Detin e Kuq.
Tensionet në Detin e Kuq kanë ndikuar në ndërprerjen e rrugëve të ndryshme detare, gjë që i ka detyruar kompanitë të përdorin rrugë tjera alternative të cilat kanë dërguar në rënien e tregtisë globale, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Deti i Kuq përbën rreth 12 për qind të trafikut detar global, pasi u jep anijeve qasje në Kanalin e Suezit.
Tensionet u përshkallëzuan së fundmi kur SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën sulme ajrore dhe raketore në zonat e kontrolluara nga Houthi në Jemen.
SHBA-ja tha se kishte nisur sulme mbi 60 objektiva në 16 lokacione militante të mbështetura nga Irani, duke përfshirë depot e municionieve, objektet e prodhimit, dhe sistemet e radarëve të mbrojtjes ajrore.
Kjo kundërpërgjigje ushtarake nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, erdhi pasi Houthi-t nisën një sulm me dronë dhe raketa drejt një flote anijesh amerikane dhe britanike në jug të Detit të Kuq.
Përveç që ndikoi në rritjen e menjëhershme të çmimit të naftës, sulmi i fundit shtoi edhe shqetësimet rreth një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Sulmet nga militantët Houthi, cilësohen si “brutale dhe dramatike”, dhe thuhet se mund të dërgojnë në inflacion të gjithë ekonominë globale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Detaje të reja rreth marrëveshjes mes Hondas dhe Sonyt për veturat elektrike
SUV 3000 kuaj/fuqi apo Ferrari SF90?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit