Tesla mund t’ju padisë me 50,000 dollarë nëse përpiqeni të rishisni Cybertruck-un tuaj, që në vitin e parë
Klientët që do të marrin një nga Tesla Cybertrucks të parë këtë nëntor do të pengohen që ta rishesin atë gjatë vitit të parë, sipas termave dhe kushteve të Tesla.
Tesla shtoi një seksion të titulluar “Vetëm për Cybertruck” në Kushtet e porosisë së Automjeteve Motorike, i cili parashtronte rregullat e reja, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Ju pranoni që nuk do të shisni ose nuk do të përpiqeni të shisni automjetin brenda vitit të parë pas datës së dorëzimit të automjetit tuaj”, citohet të jetë thënë aty.
“Tesla mund të kërkojë masa urgjente për të parandaluar transferimin e automjetit ose të kërkojë dëmshpërblim nga ju në shumën prej 50,000 dollarësh ose vlerën e marrë si kompensim për shitjen ose transferimin, cilado që të jetë më e madhe. Tesla gjithashtu mund të refuzojë t’ju shesë ndonjë nga automjetet e ardhshme”, shton ai.
Por nëse një klient ka një arsye të mirë për të shitur Cybertruck-in e tij, Tesla mund të pranojë ta blejë atë me çmimin origjinal minus “0,25$/për milje të kaluar dhe taksa të tjera”.
Dhe vetëm nëse Tesla nuk dëshiron ta blejë automjetin, atëherë mund të pranojë që klienti t’ia shesë atë dikujt tjetër.
I shpallur për herë të parë në vitin 2019, Cybertruck është produkti i parë i ri i Tesla-s në vite dhe pritet “të shkundë” tregun e kamionçinave elektrike.
Tesla fillimisht tha se çmimi i makinës do të fillonte nga 39,900 dollarë, por ka të ngjarë të jetë shumë më i shtrenjtë se kaq për shkak të materialeve të shtrenjta të ndërtimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Toyota po kryen një tërheqje sigurie të veturave që përfshin disa njësi të RAV4 Prime
Mercedes AMG SL63 duke lëvizur me shpejtësi prej 328 kilometra në autostradat e Gjermanisë
SUV 3000 kuaj/fuqi apo Ferrari SF90?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit