LAJMI I FUNDIT:

Tesla konfirmon se do ta sjellë në nëntor një pickup, me dy hapësira për bartje mallrash

Tesla konfirmon se do ta sjellë në nëntor një pickup, me dy hapësira për bartje mallrash

Ky pickup, nuk e ka vetëm një hapësirë për bartjen e mallrave, por dy të tilla

Në mesin e shumë modeleve që i ka lansuar dhe të tjerave që i ka paralajmëruar, derisa po ka shumë problem në shpërndarjen e tyre, Tesla konfirmoi edhe një model të ri, transmeton Telegrafi.

Për një kohë të gjatë, ishte thënë se është duke u punuar një një pikup elektrik, ndërsa thuhet se prezantohet në nëntor.

“Keni ndonjë datë për prezantimin e këtij pickup, a e keni ende shënjestër nëntorin” është pyetur Elon Musk në Twitter. Drejtori i përgjithshëm në Tesla, pa e zgjatur ka konfirmuar se nuk ka ndryshim, që kjo do të ndodhë.

Ndërtimi i këtij pickup, ndryshon shumë prej të tjerave, sepse i ka dy hapësira për bartjen e mallrave, duke e bërë shumë më praktike.

Specifikat nuk janë bërë të ditura, vetëm se do të jetë rivali i fuqishëm me Ford F-150 tërësisht elektrik, si një pickup shumë më i mirë. /Telegrafi/