LAJMI I FUNDIT:

Tesla goditet me padi të fuqishme për dizajnin e kamionit (Foto)

Tesla goditet me padi të fuqishme për dizajnin e kamionit (Foto)

Shuma e përgjithshme e dëmit – dy miliardë

Tesla ka befasuar të gjithë, me prezantimin e kamionit elektrik që lëvizë 800 kilometra me një mbushje, si dhe statistikat e mahnitshme të mundësive të përshpejtimit, transmeton Telegrafi.


Derisa ky kamion mund të jetë befasi për publikun, nuk ishte surprizë për Nikola Motors, dizajnuesit amerikan të makinave hibride, me bazë në Salt Lake Citu të Utah.

Hannah Mackay nga Routers, raporton se Nikola Motors kanë ngritur padi ndaj kompanisë Tesla, për shkak të shkeljes me patentat e dizajnit. Në dokumentet gjyqësore, thuhet se kamioni nga Tesla është “nga thelbi” i ngjashëm me dizajnin nga Nicola.

Zyrtarët e kompanisë, thanë se i kanë bërë gjashtë patentime të dizajnit të Nikola One, në US Patent and Trademark Office gjatë shkurtit deri në prill të këtij viti. Këto patenta përfshijnë: mbështjelljen e xhamit të përparmë, derën në mes, mbrojtëset, veshjet anësore, trupin dhe dizajnin në përgjithësi.

“Nikola konsideron se për shkeljet që i ka bërë Tesla, detyrohet të paguajë deri në dy miliardë dollarë” thuhet shkurt në padinë e ngritur. Zëdhënësit nga kompania Tesla, kanë thënë se “është e qartë se për këto patenta, nuk mund të ketë padi”. Në anën tjetër Elon Musk, nuk i ka dhënë detaje përfundimtare të kamionit, andaj nuk dihet se sa mund të qëndrojnë paditë e ngritura.

Tesla vazhdon të mbetet temë e mediave, për një arsye ose tjetrën, ndërsa Nikola mund të jetë vetëm një rival që po mundohet ta mposhtë. Me të gjitha problemet nëpër të cilat po kalon Tesla, si vonesat e dërgesave dhe shpenzimet enorme, kjo padi mund të vije në kohën më të keqe të mundshme.

Mbetet të shihet, se si do të përfundojë tërë kjo situatë. /Telegrafi/