LAJMI I FUNDIT:

Tesla Cybertruck e porositin 1.5 milion njerëz

Tesla Cybertruck e porositin 1.5 milion njerëz

Gjurmuesi i rezervimeve me burime të shumta për Tesla Cybertruck numëroi mbi 1.5 milionë porosi. Nuk ka asnjë automjet tjetër në historinë e industrisë së automobilave që të ketë grumbulluar kaq shumë interes me njerëz që janë të gatshëm të hedhin para pa e ditur se kur do ta marrin makinën e tyre.

Sagës së Cybertruck më në fund po i vjen fundi, pas disa vitesh me vonesa, por fatmirësisht (ose jo) pa ridizajnime të mëdha kamioni elektrik nga e ardhmja po bëhet gati për prodhim. Vetëm ky fakt duket se ka nxitur më shumë porosi të reja dhe njerëzit që e kanë porositur vite më parë nuk po heqin dorë nga radhët e tyre. Duket se Tesla do të ketë një problem shumë më të madh në duart e saj.


Pas vitesh pritjeje, klientët besnikë më në fund kanë një shans për të vozitur Cybertruck-un e tyre, por nëse nuk e kanë porositur herët, mund të duhen edhe disa vite të tjera pritje për disa. Me 1.5 milionë porosi në radhë, problemet e zakonshme të prodhimit dhe vonesat që lidhen me të, mund të duhen deri në 10 vjet që Tesla të përmbushë ngarkesën e mbetur, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.

Më herët gjatë vitit, Tesla filloi mbylljen e faqeve të porosive dhe rimbursimin e porosive ekzistuese për klientët në Australi, të cilat me sa duket përfaqësonin sa një të tretën e të gjitha porosive. Kompania do të fokusohet për disa vitet e ardhshme të paktën në tregun e Amerikës së Veriut, por ajo do të vazhdojë të ketë vështirrësi për të ofruar Cybertruck në kohën e duhur.

1.5 milionë porosi do të thotë se Tesla fitoi 1.5 miliardë dollarë para se të shiste edhe një Cybertruck të vetëm. Të gjitha porositë nuk janë të detyrueshme dhe janë plotësisht të rimbursueshme, por shumica e njerëzve duan të vazhdojnë të presin. Me Elon Musk që pranon se çmimi fillestar prej 40,000 dollarësh nuk është më i mundur, do të jetë interesante të shihet se sa porosi përkthehen në shitje.

Sapo Cybertruck të dalë më në fund, ai do të përballet me një konkurrencë serioze. Sigurisht – asnjë automjet tjetër nuk mund të përputhet me pamjen e tij, nuk ka asnjë konkurrencë me këtë. Ford F-150 Lightning, Rivian R1T janë në gjendje që të vazhdojnë garën me kamionçinën Tesla, GMC Sierra dhe Chevy Silverado do t’i bashkohen luftës së shpejti. Pastaj është i vetmi Hummer EV dhe Lordstown Endurance tashmë në prodhim. /Telegrafi/