LAJMI I FUNDIT:

Tërmkolli thotë se Kosova kurrë nuk i ka pasur 200 mijë serbë

Tërmkolli thotë se Kosova kurrë nuk i ka pasur 200 mijë serbë

Deputetja Melihate Tërmkolli ka thënë, në “Interaktiv” të KTV-së, se Serbia po tenton të kolonizojë Kosovën, duke u lidhur me projektin “Lugina e Diellit”.

Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës duhet ta jep fjalën e vet, transmeton Koha.net.


Ndërsa, në lidhje me deklaratat e politikanëve serbë në Kosovë se do të kthehen 200 mijë serbë në Kosovë, ajo tha se kurrë nuk kanë qenë 200 mijë serbë në Kosovë.

“200 mijë serbë në Kosovë nuk kanë qenë as në kohën kur vetë serbët e kanë bërë regjistrimin”, ka thënë Tërmkolli.