LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti që goditi Japoninë ishte pas-tronditje të atij të vitit 2011 në Fukushima

Tërmeti që goditi Japoninë ishte pas-tronditje të atij të vitit 2011 në Fukushima

Një tërmet i fortë që goditi brigjet e Japonisë, duke lënduar më shumë se 100 persona, ishte një pas-tronditje e tërmetit shkatërrues të vitit 2011 që shkaktoi shkrirjen bërthamore të Fukushimas, deklaroi agjencia meteorologjike e vendit.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, tërmeti i së shtunës kishte një magnitudë prej 7.3 Rihter dhe ndodhi në brigjet e prefekturës Fukushima në një thellësi prej 60 kilometrave.


Tërmeti shkaktoi ndërprerje të përhapura të energjisë, por duket se nuk kishte dëme më të mëdha dhe nuk u paralajmërua për ndonjë cunami.

Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 7.1 shkallë të Rihterit, ndodhi në afërsi të Fukushimës – pamjet që tregojnë se gjithqka lëkundej
Lexo po ashtu Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 7.1 shkallë të Rihterit, ndodhi në afërsi të Fukushimës – pamjet që tregojnë se gjithqka lëkundej

Dukuria ndodhi vetëm disa javë para 10-vjetorit të katastrofës së trefishtë të Japonisë, më 11 mars të vitit 2011, kur tërmeti më i fortë i regjistruar në historinë e Japonisë shkaktoi një cunami që hodhi mbeturina në qytete dhe fshatra të tëra, dhe shkaktoi një shkrirje të trefishtë në termocentralin bërthamor, Fukushima Daiichi.

Bëhet e ditur se më shumë se 18 mijë persona kishin vdekur asokohe si pasojë e cunamit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori