LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti në Itali, vëllai hero shpëton të miturin nën rrënoja (Foto/Video)

Tërmeti në Itali, vëllai hero shpëton të miturin nën rrënoja (Foto/Video)

Mediat italiane e kanë pagëzuar si “djalin hero”, Ciron 11-vjeçar, i fundit i tre vëllezërve që u nxor i gjallë nga rrënojat e një shtëpie të shembur në Casamicciola, pas tërmetit në Ischia.

Vogëlushi, sipas zjarrfikësve shpëtoi vëllanë Matias, shtatëvjeçar, duke e shtyrë poshtë krevatit pas tronditjes së parë, e më pas tërhoqi vëmendjen e ekipeve të shpëtimit duke goditur rrënojat me bishtin e një fshese.


Momenti i nxjerrjes së tij nga shtëpia e shembur u prit me duartrokitje dhe ovacione.

“Kur u shemb gjithçka përqafova vëllain tim, e më pas, kur erdhën grupet e shpëtimit shtyva atë të parin”, ishin fjalët e para të 11-vjeçarit që qëndroi nën rrënoja për 16 orë, shkruan tch.

Zjarrfikësit thonë se kishin komunikuar gjatë të gjithë kohës me Ciron, i cili – sipas tyre, – u fliste për të vëllain dhe e mbante mend mirë çastin kur toka ishte lëkundur. Kur zhvendosën grumbullin e fundit të gurëve që bllokonte këmbët e djalit, zjarrfikësit shpërthyen në brohorima. Më pas u përqafuan të emocionuar.

Shefi i Urgjencës në Spitalin e Rizzolit e ka cilësuar shpëtimin e Ciros së vogël si fundin e një makthi. Përpos disa plagëve të vogla e krisjeve, gjendja e përgjithshme e 11-vjeçarit thuhet të jetë e mirë.

Ndërsa vëllai më i vogël, Matiasi shtatëvjeçar ka pësuar traumë të lehtë në kokë, në shpatull e krah. Më herët, gjatë kësaj të marte, grupet e emergjencës shpëtuan edhe vëllanë më të vogël, Pasqualen shtatëmuajsh.

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori