LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi mbi një mijë viktima, Talebanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi mbi një mijë viktima, Talebanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare

Talebanët në Afganistan kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, pasi vendi po përballet me pasojat e një tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.1 ballësh.

Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur dhe të paktën 1,500 janë plagosur, tha një zyrtar lokal.


Provinca Paktika në juglindje ka qenë më e prekura. OKB-ja po përpiqet të sigurojë strehim urgjent dhe ndihmë ushqimore.

Numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan shkon në 920 - raportohet se qindra të tjerë kanë pësuar lëndime
Lexo po ashtu Numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan shkon në 920 - raportohet se qindra të tjerë kanë pësuar lëndime

Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit, raporton bbc.

Tërmeti më vdekjeprurës që goditi vendin në dy dekada është një sfidë e madhe për talebanët, lëvizjen islamike e cila rifitoi pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë së mbështetur nga perëndimi.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 44 km nga qyteti i Khost dhe lëkundjet u ndjenë deri në Pakistan dhe Indi.

“Qeveria fatkeqësisht është nën sanksione, kështu që është e paaftë financiarisht të ndihmojë njerëzit në masën që është e nevojshme”, tha Abdul Qahar Balkhi, një zyrtar i lartë i talebanëve.

“Ndihma duhet të rritet në një masë shumë të madhe, sepse ky është një tërmet shkatërrues që nuk është përjetuar në dekada”, shtoi ai.

Numri i njerëzve të ngecur nën rrënoja nuk dihet. Punonjësit e shëndetësisë dhe të ndihmës kanë thënë se operacioni i shpëtimit është veçanërisht i vështirë për shkak të shiut të dendur.

Në zonat e largëta, helikopterët kanë transportuar viktimat në spitale. OKB-ja dhe agjencitë e ndihmës në Pakistanin fqinj po ndihmojnë me përpjekjet humanitare, e cila përfshin vendosjen e ekipeve mjekësore dhe sigurimin e furnizimeve mjekësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori