LAJMI I FUNDIT:

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

Një lëkundje sizmike e magnitudës 5 ballë u shënua në zonën e Kalamatës, 170 km nga Athina, në orën 10:17 të paradites, sipas orës lokale.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit është 38 kilometra në jugperëndim të Kalamatës, në thellësinë 19 kilometra, çfarë e bëri edhe më të fortë lëkundjen.


Momentalisht nuk raportohen viktima në njerëz. Sipas burimeve lokale janë dëmtuar disa banesa të vjetra.

Prefektura e Kalamatës ka dërguar në zonë një ekip ekspertësh për të verifikuar dëmet.

Për të qetësuar panikun e banorëve, prefektura njoftoi se u urdhërua mbyllja e shkollave dhe kopshteve për ditën e sotme.

Sizmiologët thonë se, gjatë 24 orëve të fundit është vënë re një aktivitet sizmik në zonën e Egjeut dhe në Greqinë kontinentale. Më herët, një lëkundje 5.4 ballëshe u shënua në afërsi të ishullit të Rodosit, por pa dëme, transmeton tch.

Zona e Greqisë jugperëndimore vlerësohet si zonë sizmike aktive. Në të njëjtën zonë, në vitin 1986 humbën jetën 22 njerëz dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë nga një lëkundje 6.2 e shkallës Rihter.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori