LAJMI I FUNDIT:

Tërmet me magnitudë 7.8 godet Paqësorin Jugor – paralajmërohet cunami në Vanuatu, Fixhi dhe Kiribati

Tërmet me magnitudë 7.8 godet Paqësorin Jugor – paralajmërohet cunami në Vanuatu, Fixhi dhe Kiribati

Një tërmet me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit goditi Paqësorin Jugor, deklaroi Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS), duke shkaktuar një paralajmërim për cunami në Vanuatu, Fixhi dhe Kiribati.

Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Tsunamit lëshoi një alarm për cunami në brigjet që ndodhen brenda 1000 kilometrave nga epiqendra, e cila shtrihej midis Fixhit, Vanuatu dhe Kaledonisë së Re.


Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Hawait njoftoi përmes Twitterit se aktualisht nuk kishte asnjë kërcënim për një cunami për Hawaiin.

Valët e cunamit që arrijnë deri në 1 metër janë të mundshme përgjatë disa brigjeve të Vanuatu, sipas Qendrës Kombëtare të Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA, duke ulur një vlerësim të mëparshëm që thoshte se valët mund të jenë tre metra të larta.

Valë më të vogla nën 0.3 metra mund të priten në Fixhi, Kiribati dhe Ishujt e largët Kermadec të Zelandës së Re, shtoi qendra paralajmëruese.

Tërmeti kishte një thellësi prej 38 kilometrash, njoftoi USGS, raporton cnn.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Zelandës së Re shkroi në Twitter se po vlerëson nëse tërmeti “paraqet ndonjë kërcënim për cunami për Zelandën e Re”.

Më herët u raportua se tërmeti ishte me magnitudë 7.7, por që atëherë është rishikuar.

Paqësori i Jugut është një nga zonat sizmikisht më aktive të botës, sepse për shkak të shkallëve të larta të konvergjencës së pllakave tektonike të Australisë dhe Paqësorit pasi ato vazhdimisht shtyhen drejt njëra-tjetrës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori