LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i fuqishëm në Filipine

Tërmet i fuqishëm në Filipine

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi Mindanaon, ishullin e dytë më të madh të Filipineve.

Kështu ka njoftuar Qendra Gjermane për Gjeoshkencat (GFZ), i cili ka dhënë edhe disa detaje.


Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton reuters.

Shërbimi Sizmologjik Filipine tha se tërmeti ishte me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter.

Autoritetet njoftuan se nuk janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por paralajmëruan se janë të mundshme edhe pasgoditje. /Telegrafi/